Me kënaqësi ju njoftojmë që edicioni i rradhës së Open Source Conference Albania do të mbahet në Tiranë në datat 16 dhe 17 maj 2020. Nëse po kërkon të kalosh një fundjavë të dedikuar tërësisht programeve dhe kulturave me burim të hapur, të takosh miq nga komunitete të ndryshme, duke mbajtur një prezantim, workshop apo takim për një temë pë të cilën jeni të apasionuar, duke shijuar ndërkohë motin e mirë dhe ushqimin e mrekullueshëm të qytetit, ejani dhe bashkohuni në Tiranë, Shqipëri.
Rreth OSCAL: OSCAL (Open Source Conference Albania) është konferenca e parë vjetore në Shqipëri e organizuar për të promovuar softuerin e lirë, programet me kodburim të hapur, kulturën e lirë dhe dijen e hapur. Konferenca do të mbledhë së bashku përdorues, zhvillues, akademikë dhe agjenci qeveritare të teknologjisë së lirë dhe me kodburim të hapur, si dhe njerëz që ndajnë idenë që programet kompjuterike duhet të jenë të lira dhe hapura pë komunitetin lokal dhe qeveritë për ta zhvilluar dhe ndryshuar atë sipas nevojave të tyre; që dija është një pronë e përbashkët, e lirë dhe e hapur për të gjithë.
Ky është edicioni i shtatë i konferencës. Ashtu si përpiqemi gjithnjë çdo vit të ri ne jemi krenarë që kemi një varietet në sesionet tona:
- një rang të gjerë të temave teknike
- mbi 90 orë sesione
- mbi 70 speaker të ndryshëm
- më shumë se 20 ekspozues
- tur qyteti eksklusiv
- festa në hackerspace
- mjedis i ndyshëm dhe përfshirës
Tema për këtë vit është: Internet Freedom FTW.
Për vite, qytetearët e internetit kanë promovuar mjetet e bashkëpunimit të fuqizuara nga interneti dhe karakteri decentralizues i rrjetit të rrjeteve. Në të njëjtën kohë, haktivistët dhe gazetarët investigativ na kanë lajmëruar për rritjen e interesit në kontrollimin, filtrimin dhe censurimin e internetit siç e njohim ne. Për fat të keq, frikërat tona më të mëdha po bëhen realitet. Ne lexojmë shumë e shumë raporte rreth asnjëanësisë së internetit që po humbet, operacionet e mbikëqyrjes masive që po kryhen, emrat e domaineve që po bllokohen, kanalet e lajmeve që po censorohen dhe qeveritë jtë cilat po luftojnë mjete si enkriptimi. Një fenomen shqetësues po ndodh në Shqipëri, Ballkan e gjithë botën.
World Wide Web, një mjet mjet i rëndësishëm për të ndarë dijen, informacionin dhe një nga mjetet më të shpejta të komunikimit po përdoret kundër nesh dhe ne duhet të veprojmë!
Duhet të fillojë nga diku;
Duhet të fillojë ndojëherë;
Ku ka një vend më të mirë se OSCAL në Tiranë?
Ku ka kohë më të mirë se 16-17 Maj 2020?
OSCAL 2020: prezantime, workshops, takime komuniteti dhe tavolina informuese të mbledhura për #InternetFreedom
Pjesëmarrja dhe prezenca është plotësisht falas, megjithatë organizuesit pranojnë me mirënjohje dhurime dhe sponsorship. Thirrja për ligjërues është tashmë e hapur, dhe do jetë e tillë deri me 1 Prill. Më shumë detaje këtu: https://cfp.openlabs.cc/oscal-2020/cfp
Informacion kontakti:
OSCAL organizohet nga Open Labs Shqipëri, një organizatë jo qeveritare, jo fitimprurëse, dedikuar promovimit të hapjes, lirisë, transparencës dhe decentralizimit nga amplifikimi i zërit të tij si një komunitet i tërë.
Ndajeni këtë me të tjerët:
Të afërta
16-17 Maj OSCAL 2020
Leave a Comment
Posted: Janar 21, 2020 by Sidorela Uku

Category: Blogu, Slider Shqip