Bashkia e Tiranës migron në platformën Nextcloud

Bashkia e Tiranës, një nga bashkitë më të mëdha në vend e cila i shërben 800,000 qytetarëve, vendosi të marrë një iniciativë në teknologjitë me burim të hapur, duke implementuar një tjetër program me burim të hapur në infrastrukturën e saj dhe duke ofruar një përmirësim të dukshëm me aplikimin e një shërbimi cloud-i privat: cloud.tirana.al
Foto nga Leeturtle CC BY-SA 3.0

Më 11 Qershor Bashkia e Tiranës migroi nga ownCloudNextcloud mbas dy muaj përdorimi. Ky zëvendësim u propozua nga stafi i IT mbasi kishin marrë në konsideratë prioritetet që ky i fundit ka në termat e sigurisë dhe performancës, si dhe fakti që Nextcloud ofron një produkt i cili është 100% open source dhe gjithashtu ka mbështëtjen nga komuniteti i tyre i cili mund te jetë i nevojshem në të ardhmen.

Drejtori i departamentit të bashkisë në IT, Z. Ermir Puka dhe skuadra e tij ishin shumë optimist për shërbimin e platformës meqënëse ky ishte plani i tyre paraprak dhe tani e shohin Nextcloud si zgjedhjen më të mirë ndër produkteve të ngjashme që kishin konsideruar, për ti’u përgjigjur nevojave të më shumë se 600 punonjësve të bashkisë për ndarje të sigurtë të dokumentave, dhe aplikacione të ndryshme si Collabora Online, Kalendari, Chat-i dhe të tjera aplikacione në mjedisin e Nextcloud.

Migrimi në Nextcloud është një ngjarje e rëndësishme për shkak se kjo është bashkia e parë në Europën juglindore e cila ka bërë përpjekje serioze në shmangjen e programeve të mbyllura/ të patentuara, si një menyrë për të pakësuar shpenzimet dhe për të mbrojtur privatësinë e të dhënave, punonjësve dhe qytetarëve.

Një kontribues kyç në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut mbi rëndësinë e kulturës së lirë me burim të hapur në përgjithësi si në administratën publike duke e përfshirë në veçanti, ka qënë komuniteti lokal i Open Labs Hackerspace. Ngjarje të ndryshme si takime, maratona lokalizimi, punëtori dhe aktivitete me të mëdha si Open Source Conference Albania (OSCAL) janë organizuar duke dhënë mundësi njerëzve të jene në kontakt me teknologji dhe zgjidhje të cilat kanë prioritet lirinë e përdoruesve.  Më tej, rritja e komunitetit lokal është lajm fantastik për të gjithë, pasi pritet që të ndikojë pozitivisht në departamentin e IT-së në Bashkinë e Tiranës si dhe në organizata të tjera qeveritare dhe private në muajt pasardhës, duke ofruar aftësi dhe dije si edhe një potencial mundësish për punësim.

 


Rreth Nextcloud: Nextcloud është një platformë me burim të hapur e fokusuar në siknkronizimin & ndarjen e skedarëve e cila u fillua nga themeluesi i ownCloud Frank  Karlitschek dhe anëtarë të skuadrës. Qëllimi I Nextcloud është të japi mundesi përdoruesve të rimarin në kontroll të dhënat dhe komunikimin e tyre si një alternativë nga aplikacionet si Dropbox ose Google, duke e instaluar atë në serverat e tyre personal – duke lejuar përdoruesit  të sinkronizojnë & të ndajnë skedarët, kalendarët, kontaktet e më shumë!

Comments

  1. Bravo Bashkia Tiranë and Open Labs, and nice work @silva.arapi on the article! Very exciting to hear about more open source software working its way into the public sector and to hear about the role of Open Labs with this. A nice way to wrap up the fifth anniversary too. :tada:

  2. bledi says:

    Very very interesting achievement, congrats openlabs on this milestone. Hopefully many more to come

  3. You guys are definitely one of the most impressive community I know !

    What a GREAT achievement !!! \o/

Continue the discussion at forum.openlabs.cc

Participants