Prezantimi i Preserving Western Balkans

Më datat 15, 16, 17, 18 Tetor, organizohet online ‘Preserving Western Balkans‘ Festival, një event katër ditor me aktivitete të kushtuara platformave Open Source, arkitekturës së neglizhuar, memories arkitektonike kolektive të dy qyteteve, Tiranës e Prishtinës. Festivali do… Read More

Nextcloud

Nextcloud është një paketë softuerike për krijimin dhe përdorimin e shërbimeve të hostimit të skedarëve. Funksionalisht është e ngjashme me Dropbox, edhe pse Nextcloud është softuer i lirë dhe me burim të hapur, duke lejuar që dikush ta instalojë dhe ta operojë atë në një server personal. Në kontrast me shërbimet e mbyllura si Dropbox, arkitektura e hapur lejon shtimin e funksionaliteteve shtesë në server në formë të aplikacioneve. Nextcloud është një derivat i mirëmbajtur në mënyrë aktive e ownCloud.

LibreOffice

LibreOffice është një përpunues dokumentash lirë dhe i hapur, një projekt i ”The Document Foundation’. Është hapur nga OpenOffice.org në vitin 2010, i cili ishte një version me burim të hapur i StarOffice. LibreOffice përmban programe për përpunim teksti, krijimin dhe redaktimin e fletëtabelave, prezantimeve, diagrameve dhe vizatimeve, duke punuar me bazat e të dhënave, dhe kompozimin e formulave matematikore. Është në dispozicion në 110 gjuhë.

OpenStreetMap

OpenStreetMap është një projekt bashkëpunues për të krijuar një hartë të editueshme dhe të lirë të botës. Krijimi dhe rritja e OSM-së është motivuar nga kufizimet në përdorimin ose disponueshmërinë e informacionit të hartës në të gjithë botën dhe me ardhjen e pajisjeve portative të lira të navigimit satelitor. OSM konsiderohet një shembull i shquar i informacionit vullnetar gjeografik.

Fedora

Projekti Fedora është një partneritet i anëtarëve të komunitetit të Softuerit-it të Lirë nga e gjithë bota. Projekti Fedora ndërton komunitete softuerike me kod të hapur dhe prodhon distributorin Linux të quajtur “Fedora.” Misioni i projektit të Fedora-s është të udhëheqë avancimin e softuerit të lirë dhe të hapur dhe të përmbajtjes si një komunitet bashkëpunues.

Wikipedia

Wikipedia është një enciklopedi e lirë online me qëllim që të lejojë që të gjithë njerëzit të redaktojnë artikujt. Wikipedia është referenca më e madhe dhe më e popullarizuar në internet dhe renditet në mesin e dhjetë faqeve më të njohura. Wikipedia është në pronësi të fondacionit jo- përfitues Wikimedia.

Mozilla

Mozilla është krijuesi i Firefox-it, shfletuesi i pavarur me burim të hapur. Si një organizatë jofitimprurëse, Mozilla siguron që interneti është një burim publik botëror, i hapur dhe i arritshëm për të gjithë. Një internet që me të vërtetë i vë njerëzit në fillim, ku individët mund të formësojnë përvojën e tyre dhe janë të fuqizuar, të sigurt dhe të pavarur.