Në kuadër të javës të kodimit anëtarë të Open Labs vizituan disa prej shkollave 9-vjecare të qytetit të Burrelit për të prezantuar tek nxënësit e shkollave rëndësinë e platformave Wikimedia dhe OpenStreetMap. Aktivitetet u zhvilluan gjatë datave 18, 19, 20 dhjetor 2017. Gjatë tre ditëve u orgainzuan prezantime ku nxënësit mësuan më shumë rreth projekteve në fjalë si dhe punëtori për t‘i trajnuar ata që të krijojnë llogari dhe të bëjnë kontributet e para në këto platforma.
Rreth Code Week
Java e Kodimit është një lëvizje që ka nisur në vitin 2013 në Europë. Qëllimi i kësaj lëvizjeje është që përmes një seri aktivitetesh të promovojë zhvillimin e të rinjve përmes kodimit. Vullnetarë në mbarë botën u vinë në ndihmë personave të grupmoshave të ndryshme për t’u demostruar se si përmes kodimit mund të realizojnë idetë që kanë, të zhvillojnë mëtej aftësitë e tyre në botën e teknologjisë dhe të sjelli njerez të frymëzuar dhe me qëllime të njëjta sëbashku. Në 2016 përafërsisht 1 milion njerëz në më shumë së 50 shtete anembanë botës morën pjesë në Javën e Kodimit përfshirë edhe Shqipërinë.Code Week në Burrel
Gjatë ditës së parë, datë 18.12.2017 trajnimi u zhvillua me nxënës të shkollës “31 Korriku” . Rreth 25 nxënës morën pjesë në trajnimin që zgjati nga ora 8.30 – 12.30. Në ditën e dytë trajnimi u zhvillua me 20 nxënës të shkollës “Mustafa Gjestila”, nga ora 08:30-12:30, dhe ditën e trete me 20 nxënës të shkollës “Ilia Qiqi” nga ora 08:30-12:30. Axhenda përmbante dy orë të plota dedikuar Wikipedia-s dhe 1.5 orë dedikuar OSM.
Të treja ditët nisën me prezantim të shkurtër me informacione rreth Wikimedias, nën-projektet e saj dhe mënyrat se si të rinjtë mund të kontribuojnë, duke vijuar me krijimin e llogarive. Pas krijimit të llogarive personale në Wikipedia nxënësit filluan të shtonin informacione, përmirësonin ose krijonin artikuj në Wikipedia shqip me fokus të vecantë artikujve rreth qytetit të Burrelit.
Gjatë pjesës së dytë nxënësit ndoqën prezantime rreth projektit OpenstreetMap, ku mësuan se cfarë është, nën-projektet kryesore, rëndësinë e OSM dhe se si mund të kontribuojnë. Pas krijimit të llogarive filluan të pasurojnë hartën e qytetit te tyre, duke shtuar ndërtesa, rrugë, informacione ose duke përmirësuar hartën duke u bazuar në njohuritë e tyre në nivel lokal.

Gjatë qëndrimit në qytet së bashku me fotografin Andis Rado, patëm mundësinë edhe të bëjmë disa foto nga aktiviteti por edhe të qytetit. Të gjitha fotot janë ngarkuar në Wiki Commons në kategorinë përkatëse.
Trajnimet u priten me entuziazëm nga fëmijët e qytetit dhe nga intitucionet arsimore të qytetit. Ata tashmë janë jo vetëm përdorues, por edhe editues në platforma të tilla si Wikipedia dhe OSM. Githashtu, kjo u pa si një mundësi e mirë për të ndihmuar dhe kontribuar për qytetin e tyre virtualisht.

Ndajeni këtë me të tjerët:
Të afërta
Start the discussion at forum.openlabs.cc