Artwork_Website

Code4Culture Hackathon Korçë 2018

Anëtarët e Wikimedia Community User Group Albania (WCUGA) organizuan gjatë fundjavës së 28 & 29 Prillit 2018 eventin e Code4Culture Hackathon i cili u zhvillua në qytetin e Korçës. Ky ishte një nga eventet e para të Hackathoneve rreth të cilat usergrupi ka planifikuar të organizojë gjatë muajve të ardhshëm. Eventi u organizua me bashkëpunimin e ngushtë me Muzeun Arkeologjik të Korçës, një institucion i rëndësishëm kulturorë i qytetit.

Komuniteti i Open Labs ka organizuar dhjetra evente dedikuar Wikimedias dhe nënprojekteve të saj. Për herë të parë gjatë hackathonit në Korçë, organizatort vendosën të përdorinin Platformën e Programeve & Eventeve, e cila është një vegël që shërben për asistimin e programeve wiki dhe eventeve. You mund ta gjeni projektin nën emrin GLAM WIki Albania 2018 dhe të bashkoheni nëse doni të jeni pjesë.

Një moment gjatë prezantimeve
Një moment gjatë prezantimeve

Hackathoni në Korçë filloi në orët e para të mëngjesit! Fillimisht pjesëmarrësit dhe organizatorët morën pak kohë që të njiheshin me njëri tjetrin dhe ndërkohë të rregullonin edhe ambientin për prezantimet. Eventi filloi me prezantimin nga Mariana për Wikimedian dhe nënprojektet e saj, dhe meqë shumica e pjesëmarrësve ishin të rinj me evente të tilla, kjo ishte forma më e mirë dhe për ta që të krijonin një ide më të qartë mbi rëndësin e projektit. Më pas vazhduam me një prezantim nga Redoni i cili foli për komunitetin e Open Labs Hackerspace , foli mbi krijimin e user grupit te ri të WCUGA dhe projektet që planifikohen të zhvillohen. Silva bëri një prezantim të shkurtër të platformës së Programeve & Eventeve dhe i tregoi pjesëmarrësve si të krijonin një llogari, si të bashëkoheshin me një projekt dhe të fillonin të editonin.

Pjesa e mbetur e eventit vazhdoi me krijimin e artikujve të rinj dhe editimin e artikujve ekzistues nga pjesëmarrësit, me ndihmën e Sidorelës dhe organizatorëve të tjerë, mbështetur nga një listë paraprake artikujsh rreth objekteve më të rëndësishme kulturore të qytetit të Korçës, të cilat Augesti i kishte shtuar në platformë, gjë që e lehtësoi mbarëvajtjen e eventit si për organizatorët edhe për pjesëmarrësit. Këtu mund të shikoni disa nga artikujt me të cilët punuam gjatë eventit. Rreth kohës së drekës, disa nga pjesëmarrësit dolën në qytet që të fotografonin disa nga monumentet e kulturës në qytet, gjë që vazhdoi më pas edhe në mëngjesin e së Dielës. Këto foto më pas u ngarkuan në Wikimedia Commons. Ato mund ti gjeni këtu. 

Këtu mund të ndiqni një intervistë të shkurtër të dhënë nga Redoni për televizionin e TVSH Korça.

Kjo ishte një eksperiencë shumë interesante edhe për ne si organizatorë. Puna me Platformën e Programeve & Eventeve ishte shumë praktike dhe e bëri menaxhimin e eventit shumë më të lehtë. Ne do vazhdojmë me sesionet e hackathoneve edhe në qytete të tjera dhe shpresojmë se do kontribuojmë edhe më shumë në dokumentimin e objekteve të rëndësishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *