Stigma negative e të rimiksuarit, kopjimit dhe modifikimit mund të nuhatet ende në shoqërinë e sotme ku interneti është pjesë kyçe e jetës sonë e cilia nuk ngjason më me ditët e shekullit të 20. Përkundrazi, atëhere mundësia për të krijuar dhe eksploruar ishte privilegj të cilin nuk e kishin shumë njërëz. Më shumëllojshmërinë e kulturave, krijimeve dhe karaktereve ka nëvojë për një revolucion në fushën e të drejtave të autorit si dhe modifikimeve të punimeve.
Të gjitha këto tema janë tema që duam t’i adresojmë në edicionin e parë të Copy Fest, një fundjavë që celebron hapësirën publike (public domain), licensat e majta (Copyleft), Creative Commons, rimiksimin, kopjimin dhe lirinë kreative në internet.
Projeksione filmash, debate si dhe tavoline e rrumbullakët me aktorë të industrisë kreative me temë licensat Creative Commons.
1 more reply
Jemi shumë të entusiazmuar për komentet që kemi marrë deri tani për CopyFest. Në qoftë se do na bashkoheni sot ju lutem sigurohuni që jeni regjistruar! Hyrja është falas por në rast se do merrni biletë supporter duke na ndihmuar do ishte ndihmë e madhe për hackerspace.
Biletat ndodhen këtu: https://openlabs.cc/copyfest-2018/
Axhenda e ditës së parë ndodhet ketu: https://wiki.openlabs.cc/faqja/CopyFest_2018#Axhenda
Shihemi sot (e premte) në 18.00 në hackerspace.
R.S
Shume pune e mire @kominoshja dhe @rskikuli!
Ishte dicka ndryshe nga aktivitetet e tjera dhe mendoj qe duhet te bejme me shpesh projeksione.
Personalisht do preferoja me shume diversitet aktivitetesh pertej projeksioneve rrjesht, per shembull gjera te nderlidhura me muziken (Audacity workshop?) stencil workshops etj por kjo eshte wishful thinking. Mendoj qe 1 projeksion ne muaj do ishte mire te kemi vazhdimisht gjithsesi (qofte dhe me 3 njerez)
Propozoj edhe këto projeksione për tu futur në axhendë:
Si tematike shume te vlefshme, por fatkeqesisht te dyja kane copyright te plote dhe do ishte kontradiktore per ti treguar ne nje ambient ku festohet kopjimi dhe rimiksimi mendoj.
Kemi qenë pak të zënë me @kominoshja dhe nuk kemi arritur të bëjmë një koment rreth aktivitetit, por do e bëjmë shumë shpejt.
R.S