CryptoParty Tirana 2017

CryptoParty është një lëvizje e decentralizuar me aktivitete të cilat ndodhin vazhdimisht në të gjithë botën. Qëllimi i kësaj lëvizjeje është transferimi i dijeve tek sa më shumë individë për të mbrojtur veten në botën digjitale. Kjo përpjekje globale synon të prezantojë tek publiku i gjerë bazat e kriptografisë në teori dhe praktikë, si komunikimi i enkriptuar, parandalimi i përgjimeve kur navogoni në internet, anonimiteti në rrjetin Tor, kriptografia me çelës publik, enkriptimi i diskut, rrjetet private virtuale(VPN) etj. Projekti konsiston fillimisht në një seri workshopesh të hapura dhe falas për publikun. 

Për t’u bashkuar kësaj përpjekjeje globale dhe me qëllim informimin e publikut rreth rreziqeve të botës dixhitale, rëndësisë së privatësisë online dhe ofrimin e dijeve praktike për të mbrojtur privatësinë tonë, Open Labs me mbështetje e Arjen Kamphuis dhe Ardian Haxha kane organizuar Cryptoparty Tirana 
Data: 30 Shtator 2017 
Vendi: Innovation Hub, Tiranë


Shihe në OpenStreetMap

 
Axhenda:
09:30 – Rregjistrim
10:00 – Hyrje – çfarë do bëjmë sot, kush jemi ne? (Albanian & English)
10:15 – Infosecurity, konceptet bazike, rreziqjet & mjetet (English)
11:15 – Pyetje, diskutime(English & Albanian)
12:30 – Pushimi i drekës.
13:30 – Workshop: si të përdorim shfletues të sigurt, enkriptimi i skedarëve dhe i email. Për përdoruesit me eksperiencë që kanë sjellur laptopët e vetë: Instalimi i Linux në mënyrë të sigurt.
16:30 – Përmbledhja, ju lutemi na thoni se si ju duk dhe se çfarë mund të bëjmë  më mirë herës tjetër. Duartrokitjet dhe lulet e hedhura janë të mirëpritura.

Rreth mentorëve:
Arjen Kamphuis (Amsterdam, Berlin) si dhe Ardian Haxha (Prishtina), ekspertë në fushën e sigurisë së informacionit, do të organizojë në Tiranë, aktivitetin e parë  të kësaj natyre në bashkëpunim me Open Labs Hackerspace.
Arjen Kamphuis i cili ka qënë pjesë e dhjetra aktiviteteve të tilla në shtete të ndryshme të botës si edhe është një nga autorët e librit “Information Security for Journalists” do ti bashkohet këtij eventi për të ndarë dijet e tij me ne.
Open Labs, si një organizatë që promovon privatësinë online dhe ka organizuar disa evente të mëparshme në Tiranë rreth kësaj çështjeje, sjell traditën e Crypto Parties edhe në vendin tonë. Një pjesë e komunitetit do jenë gjithashtu aty për të ndarë dijet e tyre me ju, pra merrni laptopin me vete dhe bashkohuni të mësojmë së bashku si të jemi të sigurt online! Ky event do të zgjasë për gjatë gjithë ditës së shtunë, dhe do të jetë i hapur për të gjithë personat e interesuar që ti fitojë këto aftësi. 

Regjistrimet
Pjesëmarrja në Cryptoparty është pa pagesë por regjistrimi në https://eventyay.com/e/497c1d63/ është i nevojshëm. Në qoftë se dëshironi të mos regjistroheni me emrin tuaj zyrtar ju mund të zgjidhni një nofkë (username). Regjistrimi i pjesëmarrësve na ndihmon që të organizohemi më mirë pasi na jep një ide të përgjithshme numrit të pjesëmarrësve. Ju mund të mbështesni organizatorët duke zgjedur një nga paketat e biletave me pagesë.

Ndërlidhje të rëndësishme:
    – website i lëvizjes cryptoparty:  www.cryptoparty.in
    – Artikulli në Wikipedia angleze: en.wikipedia.org/wiki/CryptoParty 
    – Pershkrimi në platformën wiki të Open Labs: wiki.openlabs.cc/faqja/Cryptoparty_Tirana_2017
    – Innovation Hub website: www.innovationhub.al
    – Cryptoparty.in www.cryptoparty.in/tirana

 Shënim:
  • Cryptoparty është një event pa kosto dhe pa përfitime financiare. Suporti financiar për Open Labs është goxha i vlerësuar. Edhe nëse sjell pije ose biskota të bëra vetë ndihmon.
  • Cryptoparty NUK është një event për ndihmë me përdorimin e kompjuterit, mund të mos kemi kohë të riparojme kompjuterin tënd. Na vjen keq!

Comments

  1. Faleminderit për informacionin @boris. Ju lutem @Members në qoftë se do merrni pjesë ju lutem regjistrohuni online (akoma dhe me emër të rremë në qoftë se keni shqetësime me privatësinë).

    Eshtë një aktivitet që organizohet për herë të parë, me të ftuar nga Amsterdami dhe Prishtina që kanë zhvillim personal shumë interesant në këtë fushë dhe që do na ofrojnë dije të rëndësishme për të gjithë ne që jemi të shqetësuar për privatësinë tonë në botën digjitale.
    Këtu të gjitha detajet: https://cryptoparty.openlabs.cc
    Këtu regjistrimi: https://eventyay.com/e/497c1d63/

    Në rrjetet sociale përdorim #CryptoPartyAL

    Shihemi të shtunën,

    R.S

Continue the discussion at forum.openlabs.cc

Participants