Deklaratë për Daniel Pocock

Deklaratë për Daniel Pocock

Ka pasur një numër postimesh publike kundër Open Labs dhe anëtarëve të komunitetit nga Daniel Pocock, për të cilat Open Labs është në dijeni.

Postimet janë shpërndarë në një sërë faqesh interneti, të cilat janë keqinformuese pasi keqpërdorin domain të komuniteteve të tjera, të cilat gjithashtu ngjashëm me ne kanë dalë në deklarata për këtë çështje. Mund të lexoni artikujt:

Përmbajtjet e shpërndara në postimet e vazhdueshme janë shpifje dhe akuza të rreme, që përfshijnë një numër anëtarësh dhe vullnetarësh të komunitetit. Këto sjellje të dëmshme dhe keqdashëse të shkaktuara nga Daniel Pocock duke përfshirë precedentin e tij të mëparshëm me Open Labs, që çuan në marrjen e vendimit si më poshtë:

Daniel Pocock nuk është më i mirëpritur në ambientet e Open Labs dhe është i përjashtuar/ndaluar nga të gjitha aktivitetet e organizuara nga komuniteti Open Labs Albania (përfshirë dhe OSCAL).

Open Labs Albania nuk pranon apo/ose lejon asnjë sjellje të dëmshme, ngacmim dhe shpifje që shkel kodin e sjelljes COC dhe do të vazhdojë të veprojë për të mbrojtur anëtarët e komunitetit dhe vullnetarët e saj nga çështje të tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *