DigitalOcean po na mbështet përsëri!

Për të katërtin vit rradhazi, DigitalOcean po mbështet përpjekjet tona me kredite që na i dhuron falas për të host-uar infrastrukturën tonë dixhitale. Si partizanë të folozofisë open source që ne jemi, e gjithë infrastruktura jonë në internet bazohet në programe me kod-burim të hapur dhe të lirë dhe jemi të lumtur të shohim që ekziston një kompani që mbështet përpjektje të tilla. E gjithë kjo sasi kreditesh që na është dhuruar nga DigitalOcean ndër vite vlen mijëra dollarë, një shumë që nuk mund t’a përballojmë çdo muaj dhe kjo do të thotë që infrastruktura jonë do të ishte përgjysmuar dhe do të kishim vetëm minimumin të shërbimeve për të funksionuar, dhe natyrisht, përdorimi i shërbimeve të ofruara nga korporata të mëdha është diçka që ne jemi duke u përpjekur të shmangim, dhe kjo mbështetje na siguron që të ne mund të hostojmë shërbimet tona, dhe të vazhdojmë punën tonë në një mënyrë të pavarur dhe pa bërë kompromise me privatësinë tonë.

Infrastruktura dixhitale e Open Labs përbëhet nga:

Infrastruktura jonë në kohën e COVID-19

Pandemia globale e koronavirusit të ri COVID-19 na solli në një pozitë shumë të vështirë me shpenzimet tona mujore. Ndërsa kemi anuluar çdo ngjarje që ne ishim duke planifikuar, çdo shans për të marrë fonde është zhdukur tani dhe praktikisht burimet tona të vetme të të ardhurave kanë qenë donatorët tanë në Patreon dhe granti nga Shuttleworth Foundation që morëm në janar. Mbështetja nga DigitalOcean është pikërisht ajo që na nevojitet në këtë pikë.

Tani që të gjitha eventet dhe takimet tona kanë kaluar online, ne kemi vërejtur se trafiku në forumin tonë të komunitetit është shumë më i madh se javët e mëparshme para izolimit nga COVID-19. Ne jemi shumë të lumtur që kemi mundësi të kemi një vend që njerëzit të ndajnë mendimet dhe shqetësimet e tyre lidhur me ndryshimin në ekosistemin dixhital.

Nga ne në Open Labs për tek DigitalOcean: Faleminderit 😊

Start the discussion at forum.openlabs.cc