SysAdm është një seri workshopesh gjatë të cilave do të marrim së bashku njohuritë bazë për tu bërë një Administrues Sistemesh. Nuk ka nevojë që të keni njohuri paraprake për tu bërë pjesë e kësaj serie eventesh, gjithsesi, do ju duhet të dinli pak nga zona e konfortit dhe të fitoni disa aftësi të reja. Këto sesione do të drejtohen nga Boris Budini, një nga anëtarët e komunitetit dhe SysAdmini aktual i Open Labs. Ai do të ndajë njohuritë e tij me ju dhe do tju ndihmojë të merrni njohurit bazë për të qënë një SysAdmin i ardhshëm.
Aktivitetet e SysAdm do të mbahen çdo të Martë dhe të Premte nga ora 16:00 deri në 18:00 duke filluar nga data 3 Korrik.
Për ti praktikuar njohuritë që do të merrni gjatë serive të workshopeve, do tju japim kupona të DigitalOcean, me anë të të cilave ju do të keni një server tuajin për një muaj.
Detaje të eventit:
Kur: çdo të Martë dhe të Premte nga ora 16:00 deri në 18:00
Jeni të ftuar të na bashkoheni! 🙂
Start the discussion at forum.openlabs.cc