FOSSCamp Syros 2017

Edicioni i dytë i aventurave verore do të kalohet me komunitetin e geeks-ave të open source nga i gjithë Ballkani dhe Europa buzë detit. Kater ditë do të jenë plot me krijime për ishullin e bukur të Syros. Tako njerëz të rinj, shkëmbe ide, inspirohu, bashkëpuno për të organizuar këtë jo-konferencë së bashku me qëllimin e vetëm për të rritur komunitetet tona dhe për të shprendarë frymen e lirë të open source në cdo qoshe të rajonit tone. Këtë vit do të marrim foto 360’ të ishullit, ti publikojmë në Wikipedia commons dhe nëpërmjet një workshopi të Mozilla WebVR do të mësojme si të krijojmë eksperienca Web VR me imazhet.

  • Çfarë: Fuqizimi i commons në ishullin e Syros nëpërmjet aktiviteteve të WebVR
  • Ku: Ermoupoli, Syros Island (Greece);
  • Kur: 31.08.2017 – 03.09.2017 (pjesëmarrësit do të jenë në Syros në 30 Gusht dhe disa nga ta do të qëndrojne deri më 06.09.2017 për të shijuar verën në Greqi)
  • A duhet laptopi: PO;
  • Niveli i dijes së kërkuar: njohuri bazike për editim në Wikipedia, Mapillary app (I nevojshem ne celularin tuaj), Wikimedia Commons;

FOSSCamp Syros 2017 organizohet nga Ura Design dhe Open Labs po ofron suport komunitar. Këtë vit, të gjithë pjesmarrësit duhet të blejnë një biletë në mënyrë që të mbulohen kostot operacionale të eventit.
Biletat blehen nëpërmjet www.fosscamp.cc Nëse ke ndonjë pyetje rreth proçesin e blerjes së biletës, të lutem kontakt ekipin organizativ: hello (at) ura.design.

Ka më shumë se kaq, por të ftojmë të shkosh në Wiki që të gjeni lajmet më të fundit rreth FOSSCamp pasi përditësohet shpesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *