Fushata Para Publike Kod Publik

Shërbimet digjitale të ofruara dhe të përdorura nga administratat publike përbëjnë një infrastrukturë kritike të shteteve demokratike të shekullit të 21-të. Për të krijuar sisteme të besueshme, qeveritë duhet të sigurohen se ato kanë kontroll të plotë mbi sistemet e tyre në thelbin e infrastrukturës sonë digjitale. Kjo gjë ndodh rrallë sot për shkak të licencave softuerike kufizuese.

Dhjetra organizata të rëndësishme botërore, ju bashkuan një fushate e cila nëpërmjet një letre të hapur kërkonte nga ligjvënësit kalimin e legjislacionit që kërkon që softueri i financuar nga paratë publike, i zhvilluar për sektorin publik, të vihet në dispozicion nën një licencë të Softuerit të Lirë dhe me Kod Burimi të Hapur. Nënshkrimet e para kane ardhur nga organizata si: CCC, EDRi, Free Software Foundation Europe, KDE, Open Knowledge Foundation Germany, openSUSE, Open Source Business Alliance, Open Source Initiative, The Document Foundation, Wikimedia Deutschland , si edhe shumë organizata dhe individë në Evropë. Këto organizata u kërkojnë si individëve ashtu edhe organizatave të tjera, që të nënshkruajnë këtë letër të hapur.

Institucionet publike shpenzojnë miliona euro çdo vit për zhvillimin e programeve softuerike që plotësojnë nevojat e tyre. Zgjedhjet e prokurimit luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin se cilave kompani u lejohet të konkurrojnë dhe se çfarë software mbështetet me paratë e taksapaguesve. Administratat publike në të gjitha nivelet, shpesh kanë probleme në ndarjen e kodit, edhe nëse e financojnë vet zhvillimin e plotë të softuerit. Për më tepër, nuk ekziston mundësia për palët e treta të pavarura që të kryejn auditime apo kontrolle të tjera të sigurisë së kodit, që do të thotë se të dhënat sensitive të qytetarëve mund të jenë në rrezik.

 

Për këto arsye, nënshkruesit e kësaj letre i bëjnë thirrje përfaqësuesve në të gjithë vendet e Europës që të modernizojnë infrastrukturën e tyre digjitale për t’i lejuar administratave të tjera publike, kompanive ose individëve të përdorin lirisht, studiojnë, ndajnë dhe përmirësojnë aplikacionet e zhvilluara me para publike. Kështu sigurojmë masa mbrojtëse për administratën publike kundër mbylljes së shërbimeve nga kompani specifike të cilat përdorin licenca kufizuese për të penguar konkurrencën dhe gjithashtu sigurojmë që kodi burimor të jetë i aksesueshëm në mënyrë që problemet e sigurisë të mund të rregullohen pa patur varësi vetëm tek një ofrues shërbimi.

Open Labs i bashkohet kësaj thirrje dhe inicion fushatën #ParaPublikeKodPublik në Shqipëri. Nëpërmjet një letre të hapur, organizata i drejtohet të gjitha institucioneve publike në vendin tonë që të lirojnë kodin e softuerit të financuar me parat e taksapaguesëve si kod i lirë dhe i hapur, i aksesueshëm nga publiku, i cili do të ketë të drejtë më pas ta lexojë, modifikoj, auditojë dhe ta shpërndaj atë. Mendoni se një program i financuar me parat publike të një institucioni publik në Shqipëri, mund të ripërdoret nga dhjetra institucione të tjera. Këto institucione mund ti shpenzojnë fondet e tyre për të krijuar vlerë të shtuar mbi programin, në vend që të prodhojnë po të njëjtën gjë, dhe ky program me vlerë të shtuar mund të përdoret gjithashtu nga të gjithë institucionet e tjera. Mendoni që vet publiku do ketë mundësi të ta përdor dhe të ndihmoj me përmirësimin e këtij programi. Mendoni që të dhënat tona do jenë shumë më të sigurta përderisa softueri tashmë do të prodhohet nëpërmjet një procesi të hapur dhe transparent zhvillimi. Vetëm në këtë mënyrë përfitimi do jetë maksimal nga të gjitha palët e përfshira në proces.

Bashkohuni thirrjes tonë duke nënshkruar letrën e hapur!

Para Publike? Kod Publik!

Comments

  1. Shume i entuziazmuar per fillimin e fushates! Pune fantastike!:balloon:

  2. Hey people, Open Labs members worked at the hackerspace today and managed to have some more progress on the campaign. More specifically:

    Next steps are:

    • send out of the letters and emails to other representatives of the central and local government of Albania;
    • documentation of the process on the project wiki page;
    • documentation of the reaction from the recipients of our emais/letters.

    More updates will follow soon. Many many thanks for everyone that worked today!

    R.S

Continue the discussion at forum.openlabs.cc

Participants