Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian ka shpallur vendimin kundër korporatave amerikane

Më datë 16 korrik 2020 Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian (Court of Justice of the European Union (CJEU)) shpallë vendimin se asnjëra nga kompanitë amerikane të cilat ruajnë të dhëna personale të shtetasve të Bashkimit Europian nuk i përmbahet rregullave dhe ligjeve europiane për ruajtjen dhe shkëmbimin e të dhënave të shtetasve europian (GDPR).

Thënë kjo, të gjitha përpjekjet e korporatave gjigande në fushën e teknologjisë për të bindur për përdorim internal të këtyre të dhënave bien poshtë. Nga ky vendim nënkuptohet se të gjitha kompanitë që ofrojnë hapësira cloud si Google Drive, Dropbox, Microsoft OneDrive, IDrive, Apple iCloud Drive jo vetëm që kanë akses në të dhënat që përdoruesit ngarkojnë (!!) por as nuk garantojnë se këtë të dhëna nuk janë shkëmbyer ose do të shkëmbehen me palë të treta për qëllime të çfarëdollojshmë të kompanive përkatëse!

Pra çdo skedar që ke ngarkuar ndonjëherë tek cilido shërbim që bie nën juridiksionin e Shtetëve të Bashkuara për garantimin privatësisë dhe pronësisë së të dhënave në fjalë, nuk të përket ty më. Çdo foto personale, dokument zyrtar ose dokument pune që ti ke ngarkaur në një nga këto shërbime nuk të përket ty më dhe ti nuk mund të bësh asgjë për këtë. Përmbajtja e çdo mesazhi privat që ke dërguar përmes platformave që janë në pronësi të kompanive të tilla (si për shëmbull WhatsApp, Facebook Messenger, Instagram Direct) i përket këtyre kompanive.

Përdorimi i teknologjive me kod-burim të hapur (open source) garanton që algoritmi nuk bën asgjë tjetër përveç se funksionet që premton në fillim. Gjithashtu, ti je i vetmi pronar i të dhënave të tua. Për çdo shërbim që ofrohet nga këto korporata ekziston një ekuivalent me kod-burim të hapur për përdorim personal ose biznesi.

Më poshtë gjendet njoftimi zyrtar i NOYB – European Center for Digital Rights, një organizate jofitimprurëse me qendër në Vjenë, Austri e themeluar nga Max Schrems për monitorimin e çështjeve të të drejtave digjitale në Bashkimin Europian.

Comments are not currently available for this post.