Lajmërim për disa pozicione për projektin ‘PreservingWB and preserving cities Identity through Participatory architecture’

PreservingWB and  preserving cities Identity through Participatory architecture’ është një projekt dhe website për dokumentimin e një seri ndërtesash me vlere arkitektonike e historike, por të braktisura e të rrezikuara, të dy qyteteve Prishtinë dhe Tiranë (me synimin për t’u aplikuar dhe për qytete të tjera të Ballkanit perëndimor), përmes përdorimit të platformave open source si Wikimedia Commons, Github dhe OpenStreetMap.Projekti do zhvillohet përmes një serie eventesh tre ditore, përkatësisht në Tiranë dhe Prishtinë gjatë të cilave do realizohen prezantime, workshope mbi këto platforma së bashku me një grup të rinjsh që do shprehin interes mbi to, si dhe vizita arkitektonike në terren ku ndërtesat e dokumentuara do tregohen fizikisht. 

Datat: Datat e planifikuara të zhvillimit të projekteve në Tiranë do jenë përkatësisht 22, 23, 24 maj si dhe 26, 27, 28 qershor në Prishtinë, por duke marë parasysh situatën me Covid-19 mund të kete dhe shtyrje të tyre, që do komunikohet paraprakisht.

Kërkohen:

1.  Mentor për Fotografi ArkitektonikeKushtet e punës:

Për realizimin e suksesshëm të këtyre aktiviteteve tre ditore, jemi duke kërkuar persona potencial per t’u përfshirë në rolin e mentorëve, njëri prej pozicioneve vakante ka të bëjë me mentorimin për fotografinë arkitektonike. Disponibiliteti i mentorit për projektin, duhet të jetë në total 4 ditë, 2 në Tiranë dhe 2 në Prishtinë.

Kriteret që duhet të plotësojë

Mentori i fotografisë arkitektonike duhet të plotësojë këto kritere, për të qenë pjesë e projektit:

  • Të jetë profesionist fotografie apo fotograf me profesion dhe me fokus apo interes specifik përkundrejt fotografisë arkitektonike.
  • Vlerësohet pjesëmarrja në aktivitete të ngjashme të mëparshme.
  • Të jetë i komunikueshëm dhe i aftë të menaxhojë një grup të rinjsh, të mbajë të gjallë interesin e tyre, të jetë i gatshëm tu përgjigjet pyetjeve të mundshme të tyre gjatë workshopit.
  • Të jetë në gjendje të përpilojë një program specifik mbi nocionet duhet të ndaj me pjesëmarrësit gjatë sesionit në terren dhe workshopit në ambjente brenda.
  • Të ketë njohuri në lidhje me software për përpunimin dhe editimin e fotove (do vlerësohej njohuria mbi softwaret open source) dhe të jetë në gjendje të japë nocionet bazë mbi to.
  • Do vlerësohej, por nuk është kusht, që të këtë njohuri bazë të përgjithshme mbi arkitekturën e qytetit.
  • Të jetë i gatshëm të udhëtojë për në Prishtinë dhe ta realizojë të njëjtin workshop atje.
  • Të përgatisë një raport përmbledhës në fund të aktiviteteve për punën e kryer.

Për Aplikimin :

Personi i interesuar që plotëson kushtet e mësipërme është i lutur të dërgojë një email me një CV të bashkangjitur dhe një përmbledhje të shkurtër punimesh në : info@openlabs.cc

2.  Mentor për platformat Github dhe OpenStreetMap
 
Kushtet e punës: Për realizimin e suksesshëm të këtyre aktiviteteve tre ditore, jemi duke kërkuar individë potencial për tu përfshirë në rolin e mentorëve, njëri prej pozicioneve vakante ka të bëjë me mentorimin per dy platformat Github dhe OpenStreetMap. Disponibiliteti i mentorit për projektin, duhet të jetë në total 4 ditë, 2 në Tiranë dhe 2 në Prishtinë.
 
Kriteret që duhet të plotësojë:

Mentori i Github dhe OpenStreetMap duhet të plotësojë këto kritere, për të qenë pjesë e projektit:

  • Të ketë eksperiencë me projekte të ngjashme ose të ketë qenë pjesë e projekteve dhe workshopeve të ngjashme në të shkuarën.
  • Të jetë njohës i mirë i platformave Github dhe OpenStreetMap si dhe përdorues i tyre, përmes përdorimit të tyre në projekte apo thjesht kontributeve të vazhdueshme.
  • Të jetë i komunikueshëm, pozitiv dhe i aftë të menaxhojë një grup rinjsh, të mbajë të gjallë interesin e tyre, të jetë i gatshëm tu përgjigjet pyetjeve të mundshme të tyre gjatë workshopit. Do vlerësohej nëse  personi e ka bërë një workshop të ngjashëm më parë.
  • Të jetë në gjendje të përpilojë një program specifik mbi nocionet që duhet të ndaj me pjesëmarrësit gjatë seancës duke e lidhur atë me projektin, si dhe duke respektuar përshkrimin që do i jepet.
  • Do vlerësohej, por nuk është kusht, që të këtë njohuri bazë të përgjithshme mbi arkitekturën e qytetit.
  • Të jetë i gatshëm të udhëtojë për në Prishtinë dhe ta realizojë të njëjtin workshop atje.
  • Të përgatisë një raport përmbledhës në fund të aktiviteteve për punën e kryer.
 
Për Aplikimin : Personi i interesuar që plotëson kushtet e mësipërme është i lutur të dërgojë një email me një CV të bashkangjitur dhe një përmbledhje të shkurtër punimesh në : info@openlabs.cc
 
2.  Mentor për platformat Github dhe OpenStreetMap
 
Kushtet e punës: Për realizimin e suksesshëm të këtyre aktiviteteve tre ditore, jemi duke kërkuar individë potencial për tu përfshirë në rolin e mentorëve, njëri prej pozicioneve vakante ka të bëjë me mentorimin per dy platformat Github dhe OpenStreetMap. Disponibiliteti i mentorit për projektin, duhet të jetë në total 4 ditë, 2 në Tiranë dhe 2 në Prishtinë.
 
Kriteret që duhet të plotësojë:
 
Mentori i Github dhe OpenStreetMap duhet të plotësojë këto kritere, për të qenë pjesë e projektit:
  • Të ketë eksperiencë me projekte të ngjashme ose të ketë qenë pjesë e projekteve dhe workshopeve të ngjashme në të shkuarën.
  • Të jetë njohës i mirë i platformave Github dhe OpenStreetMap si dhe përdorues i tyre, përmes përdorimit të tyre në projekte apo thjesht kontributeve të vazhdueshme.
  • Të jetë i komunikueshëm, pozitiv dhe i aftë të menaxhojë një grup rinjsh, të mbajë të gjallë interesin e tyre, të jetë i gatshëm tu përgjigjet pyetjeve të mundshme të tyre gjatë workshopit. Do vlerësohej nëse  personi e ka bërë një workshop të ngjashëm më parë.
  • Të jetë në gjendje të përpilojë një program specifik mbi nocionet që duhet të ndaj me pjesëmarrësit gjatë seancës duke e lidhur atë me projektin, si dhe duke respektuar përshkrimin që do i jepet.
  • Do vlerësohej, por nuk është kusht, që të këtë njohuri bazë të përgjithshme mbi arkitekturën e qytetit.
  • Të jetë i gatshëm të udhëtojë për në Prishtinë dhe ta realizojë të njëjtin workshop atje.
  • Të përgatisë një raport përmbledhës në fund të aktiviteteve për punën e kryer.
 
Për Aplikimin : Personi i interesuar që plotëson kushtet e mësipërme është i lutur të dërgoje një email më një CV të bashkangjitur në : info@openlabs.cc
 
 
3. Mentor për platformën Wikimedia Commons
 
Kushtet e punës: Për realizimin e suksesshëm të këtyre aktiviteteve tre ditore, jemi duke kërkuar individë potencial për tu përfshirë në rolin e mentorëve, njëri prej pozicioneve vakante ka të bëjë me mentorimin për platformën Wikimedia Commons. Disponibiliteti i mentorit për projektin, duhet të jetë në total 4 ditë, 2 në Tiranë dhe 2 në Prishtinë.
 
Kriteret që duhet të plotësojë:
 
Mentori për Wikimedia Commons duhet të plotësojë këto kritere, për të qenë pjesë e projektit:
 
  • Të ketë eksperiencë me projekte të ngjashme ose të ketë qenë pjesë e projekteve dhe workshopeve për platforma open source në të shkuarën.
  • Të jetë njohës i mirë i platformës Wikimedia Commons si dhe përdorues i tyre, përmes përdorimit të tyre në projekte apo thjesht kontributeve të vazhdueshme.
  • Të jetë i komunikueshëm, pozitiv dhe i aftë të menaxhojë një grup të rinjsh, të mbajë të gjallë interesin e tyre, të jetë i gatshëm tu përgjigjet pyetjeve të mundshme të tyre gjatë workshopit në mënyrë të duruar.
  • Të jetë në gjendje të përpilojë një program specifik mbi nocionet që duhet të ndaj me pjesëmarrësit gjatë seaancës duke e lidhur atë me projektin, si dhe duke respektuar përshkrimin që do i jepet.
  • Do vlerësohej, por nuk është kusht, që të ketë njohuri bazë të përgjithshme mbi arkitekturën e qytetit.
  • Të jetë i gatshëm të udhëtojë për në Prishtinë dhe ta realizojë të njëjtin workshop atje.
  • Të përgatisë një raport përmbledhës në fund të aktiviteteve për punën e kryer.
 
Për Aplikimin : Personi i interesuar që plotëson kushtet e mësipërme është i lutur të dërgojë një email me një CV të bashkangjitur në : info@openlabs.cc
 
 
4.  Videographer për ditët e eventeve.
 
Kushtet e punës: Për realizimin e suksesshëm të këtyre aktiviteteve tre ditore, jemi duke kërkuar persona potencial për tu përfshirë në rolin e videographerit, si personi përgjegjës për dokumentimin përmes videos të momenteve më të rëndësishme të eventeve në Tiranë dhe Prishtinë. Disponibiliteti i mentorit për projektin, duhet të jetë në total 4 ditë, 2 në Tiranë dhe 2 në Prishtinë.
 
Kriteret që duhet të plotësojë:
 
  • Të ketë eksperiencë të konsiderueshme në realizim fotosh dhe videosh.
  • Të ke realizuar më parë dokumentime të eventeve me natyrë të ngjashme.
  • Të jetë i aftë të ndjekë programin që i disponohet për filmimin e momenteve më të rëndësishme të eventeve, e/i aftë të evidentojë cilat janë ato.
  • Të jetë kreativ dhe i komunikueshëm me grupe te rinjsh veçanërisht.
  • Të jetë në gjendje të udhëtojë për realizimin e të njëjtës punë në Prishtinë.
  • Është shumë e rëndësishme të disponojë dhe të përdorë një dron për xhirime.
  • Të përgatisë një raport përmbledhës në fund të aktiviteteve për punën e kryer.
    
Për Aplikimin : Personi i interesuar që plotëson kushtet e mësipërme është i lutur të dërgojë një email me një CV të bashkangjitur dhe ndonjë material prezantues të punëve mëparshme, në : info@openlabs.cc
 
 
5. Kërkesë për fotograf gjatë eventeve
 
Kushtet e punës: Për realizimin e suksesshëm të këtyre aktiviteteve tre ditore, jemi duke kërkuar persona potencial për tu përfshirë në rolin e fotografit, që do të jetë përgjegjës r dokumentimin përmes fotove të momenteve më të rëndësishme të eventeve në Tiranë dhe Prishtinë. Disponibiliteti i mentorit për projektin, duhet të jetë në total 4 ditë, 2 në Tirane dhe 2 në Prishtinë.
 
Kriteret që duhet plotësojë:
  • Të jetë fotograf profesionist ose me eksperiencë të mjaftueshme në realizim fotosh cilësore dhe artistike.
  • Të ketë punuar në projekte të ngjashme me dokumentim eventesh përmes fotografisë.
  • Të jetë i aftë të ndjekë programin që i disponohet për kapjen dhe fotografimin e momenteve më të rëndësishme të eventeve, e i aftë të evidentojë cilat janë ato.
  • Të jetë kreativ i komunikueshëm me grupe të rinjsh veçanërisht dhe i përgjegjshëm.
  • Të jetë në gjendje të lëvizë për realizimin e të njëjtës punë në Prishtinë.
  • Të përgatisë një raport përmbledhës në fund të aktiviteteve për punën e kryer.
 
Për Aplikimin : Personi i interesuar që plotëson kushtet e mësipërme është i lutur të dërgojë një email me një CV të bashkangjitur dhe një përmbledhje të shkurter punësh, në : info@openlabs.cc
 
Afati i aplikimit për të gjitha pozicionit është 26.04.2020.
 
Faleminderit
 
Open Labs Hackerspace
 
 

Comments are not currently available for this post.