Last Updated: Mars 9, 2019 by Mariana
“Një vend që të gjithë mund të ndajmë gjëra dhe të krijojmë sëbashku!” – Kjo ishte ajo çka kishim në mëndje kur nisëm në vitin 2012 Open Labs Hackerspace, hackerspace-in e vetëm në vend per momentin.
Që kur kemi nisur hackerspace-in, komuniteti lokal është zhvilluar dhe ka evoluar në drejtime të ndryshme, duke filluar me krijimin e një komuniteti open source që është gjithëpëfshirës dhe i sigurt për të vazhduar më pas duke inkurajuar institucionet shteterore në përdorimin e alternativave open source. Në Open Labs Hackerspace janë zhvilluar mbi 300 evente me tematika që variojnë nga Open Data (të Dhëna të Hapura) dhe licensa CopyLeft, deri në software dhe hardware me kod-burim të hapur, dhe tashmë kemi çdo javë kemi të paktën një event në hackerspace. Kemi organizuar Open Source Conference Albania (OSCAL) për 5 vite rradhazi, e cila ka mirëpritur më shumë se 2000 pjesëmarrës në total dhe përfaqësues nga komunitete të ndryshme FLOSS dhe projekte. Tani, me një komunitet rreth teknologjive me kod-burim të hapur që është më i konsoliduar, pas ditëlindjes tonë të 5-të në korrikun e 2017, jeni përqëndruar në politikbërje. Që atëherë, kemi zhvilluar disa fushata, si përshëmbull luajtja e një roli thelbësor në migrimin në Nextcloud tek Bashkia e Tiranës, krijimin e Gjeoportalit i cili përdor të dhënat nga Bashkia e Tiranës, deri në zhvillimin në vendin tonë të fushatave globale si Public Money Public Code.
Në mënyrë që të jemi aq transaparent sa aspirojmë, na nevojitet të jemi të pavarur financiarisht dhe të kemi një skemë horizontale vendimmarrje. Gjithmonë kemi pasur një synim. Të luftojmë analfabetizmin dixhital, të fuqizojmë domainin publik, të ndihmojmë edhe në nga ana jonë komunitetet open source që na kanë mbështetur tërë këto vite dhe të bëjmë programet me kod-burim të hapur standard jo thjesht një opsion. Ndër vite, jemi rritur nga një grup i vogël njerzish me një vizion, në mbi 30 anëtarë aktiv nga Shqipëria nga vende të ndryshme nga Europa dhe SHBA të cilët mundohen të ndryshojnë skenën lokale të programeve kompjuterike me kod-burim të lirë dhe të hapur.
Edhe pse i jemi drejtuar politikbërjes, gjithmonë i rikthehemi fushatave të vogla. Aspirojmë që të jemi një hackerspace totalisht i hapur për të gjithë. Praktikisht, kjo do të thotë një vend që njerzit mund të mblidhen dhe të kalojnë kohën e tyre duke punuar mbi projektet e tyre, të mbajnë takime informale dhe takime midis simpatizanteve të teknologjive FLOSS dhe të zhvillojnë evente. Por që të kemi një ambjent të tillë na nevojitet ndihma e gjithësecilit. Duke qënë se shumica e pjesëmarrësve janë studentë të cilët nuk kanë mundësi të mbulojnë kostot për një tarifë hyrjeje, të gjitha eventet tona kanë qënë me hyrje të lirë. Në jemi të mendimit që anëtarësimi në një kominitet nuk duhet të ndalohet nga rrethana financiare, prandaj edhe komuniteti ynë ka vendosur që anetarësimet do jenë gjithënjë falas.
Duke nisur nga maji, ne po lançojmë fushaten tonë crowdfunding. Qëllimi i kësaj fushate është të bëjë Open Labs të vetë-qëndrueshëm për të paktën një vit. Ambieti ka shpenzime mujore standarde për të cilat shpesh herë vihemi në vështirësi për t’i dal mbanë. Këto shpenzime variojnë nga qiraja, faturat e energjisë elektrike dhe të ujit, taksat, lidhja e internetit dhe gjëra konsumi. Gjithashtu, na duhet të paguajmë edhe furnitorët tanë, siç janë financieri jonë, konsulentët ligjor por edhe një fotograf për dokumentim. Qëllimi ynë është të krijojmë dhe implementojmë një dizajn që do na lejojë të kthejmë ketë ambjent në një vend multifunksional. Meqënëse kemi anëtarë nga vende të ndryshme të botës, është e rëndësishme të krijojmë një ambient mikpritës për të gjithë. Me ndihmën e kësaj fushate, ne do të krijojmë një ambjent ku të gjithë të mund të ndërtojnë, modifikojnë dhe të ndajnë me të tjerët. Për të krijuar një ambient të tillë multifunksional, jemi konsultuar me një arrëdues ambientesh të brënshme. Vendi do funksionojë si një ambient ku njerzit do mund të punojnë sëbashku, një vend mbledhjesh dhe diskutimesh. Fatkeqësisht, Open Labs ka nje mungesë shumë të madhe edhe në hardware dhe vegla pune.
Si mund të bëhesh pjesë e fushatës tonë crowdfunding?
Kushdo mund të bëjë një donacion në support.openlabs.cc, në Patreon ose edhe duke përhapur fjalën për ne. Kjo fushatë do të jetë e hapur derimë date 16 korrik.
Ne vlerësojmë të gjithë mbështetjen e treguar ndaj nesh dhe shpresojmë t’ja arrimë qëllimit tonë me ndihmën e të gjithëve.
Category: Blogu Tags: Crowdfunding, Indiegogo, Open Labs, Open Source
Licensed in CC-BY-SA 4.0 · Open Labs Hackerspace · OrganicThemes
Start the discussion at forum.openlabs.cc