Publikimi i informacionit në një format të hapur i të dhënave dhe informacionit me interes publik nga institucionet qeveritare dhe organizatat, është një element i rëndësishëm i çdo shoqërie demokratike. Kuptimi i “hapur” në lidhje me njohuritë dhe informacionin, nxit bashkëpunimin dhe fuqizimin e domenit publik ku çdo qytetar mund të marrë pjesë dhe ku ndërveprimi midis palëve është në nivelin më të lartë të mundshëm. Ndarja e informacionit në domain publik kosiderohet si një parim i procesit të punës për institucione publike. Në këtë kontekst, çdo hap në publikimin dhe përdorimin e informacionit, nëpërmjet bazave e të dhënave publike të informacionit, veprave krijuese në një format të hapur dhe licencë të hapur nga institucionet publike dhe organizata/komunitete, është një hap përpara drejt një shoqërie më transparente dhe një ambient ku shoqëria civile mund të përfshihet lehtësisht duke përdorur dhe përmirësuar këto të dhëna.
Ky Memorandum ka për qëllim të fuqizojë bashkëpunimin ndërmjet partnerëve në mënyrë që të publikojë materiale multimediale dhe informacione të lidhura me vajzat dhe grate ne fushen e shkences në një format të hapur në platforma si Wikipedia, Wikidata, Wikimedia Commons dhe platforma të tjera të një natyre të ngjashme duke fuqizuar në këtë mënyrë domeinin publik.
Synimi i bashkëpunimit:
Qëllimi i bashkëpunimit ndërmjet palëve është organizimi i disa aktiviteteve me qellim ekspozimit të sa më shumë të rinjve në Wikipedia, trajnimin e pjesëmarrësve në editimin e Wikipedia dhe së fundmi, permirësimin e sa më shumë artikujve rreth vajzave qe kanë kontribouar në shkenca të ndryshme.
SCiDEV
SCiDEV synon të mbështesë dhe nxisë zhvillimin e qëndrueshëm, ekonomik dhe shoqëror dhe demokratizimin në Shqipëri dhe rajon. Për të arritur këtë SCiDEV punon me akademinë, shoqërinë civile, institucione private dhe publike, në forcimin e inovacionit dhe hulumtimit shkencor, advokimin dhe mbështetjen e përdorimit të të dhënave për nisma ligjore dhe politikëbërëse. SCiDEV ka mbështetur krijimin e Rrjetit Shqiptar të Grave në Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, dhe Matematikë.
Wikimedia Community User Group Albania
Wikimedia Community User Group Albania (shkurt WCUGA) është një grup i përdoruesve të projekteve Wikimedia në Shqipëri, të cilët organizojnë aktivitete dhe projekte të ndryshme në nivel kombëtar duke përfshirë iniciativa si Wiki në Arsim (Wiki in Education) dhe GLAM (Galeri, Librari, Arkivat dhe Muzetë). WCUGA ka si qëllim edhe përfaqësimin e komunitetit shqiptar të projekteve te Wikimedias si dhe pjesëmarrjen në projektet e Fondacionit Wikimedia.
Open Labs Albania
Open Labs është komuniteti dhe hackerspace që ndodhet në Tiranë, Shqipëri, që promovon programet kompjuterike me kodburim të lirë me kod të hapur, të dhëna të hapura dhe iniciativa për lirinë e internetit kryesisht për popullatën shqiptare. OpenStreetMap dhe Wikipedia janë disa nga komunitetet që përdorin infrastrukturën e Open Labs në internet dhe offline (në Tiranë) për të mirën e komunitetit dhe publikut të gjerë dhe të komuniteteve.
Ndajeni këtë me të tjerët:
Të afërta
Memorandum bashkëpunimi midis SCiDEV, WCUGA & Open Labs
Leave a Comment
Posted: Mars 8, 2021 by Mariana

Category: Blogu, Slider Shqip Tags: open data, Open Labs, Wikipedia