Last Updated: Qershor 9, 2021 by Sidorela Uku
LibreOffice është një platformë programesh kompjuterike me burim të lirë dhe të hapur e krijuar nga The Document Foundation. Platforma LibreOffice përbëhet nga programe që ndihmojnë përdoruesit e programeve në fjalë të krijojnë dokumenta, prezantime kreative, diagrame, baza të të dhënave si dhe formulimim e veprimeve dhe llograritjeve matematikore.
Disa karakteristika kryesore të LibreOffice janë:
LibreOffice është e përshtatshme me një sërë formatesh të dokumentave si .doc, .docx, .xls, .xlsx, .ppt, .pptx dhe Publisher. Por formati në të cilën ruhen automatikisht të dhënat është .odf (Open Document Format) i cili është një standard i hapur i ruajtjes së të dhënave. Me LibreOffice you mund të keni kontroll maksimal rreth të dhënave dhe përmbajtjes tuaj dhe ju mund të eksportoni në disa formate të ndryshme përfshirë dhe PDF.
LibreOffice përfshin komponentet e mëposhtme
Muaji maj është muaji i kontributeve në LibreOffice, një formë për të motivuar komunitetin për të kontribuar më tepër apo për njerzit e rinj që të bashkohen. Për të qenë pjesë e komunitetit të LibreOffice ka shumë gjëra që mund të bëjmë, duke nisur nga: whatcanidoforlibreoffice.org
Komuniteti i LibreOffice ka njerëz nga e gjitha bota, të cilët ndihmojnë njëri-tjetrin në rastet kur dikush ka pyetje apo një problem për të zgjidhur në përdorimin e software. Këtu mund të gjeni më shumë se ku mund të drejtohemi për të pyetur në komunitetin global: kliko ketu ose në komunitetin shqipfolës mund të drejtoheni dhe në forumin e Open Labs dhe të krijoni aty një tematikë të re: forum.openlabs.cc
Mënyrat se si mund të bëheni pjesë e komunitetit përfshijnë:
Nëse dëshironi të bashkoheni dhe të kontribuoni me një nga mënyrat e përmendura më lart, ne në Open Labs do ishim të lumtur t’ju mbështesnim me çfarë ne dimë. Mund të fillosh që sot, bashkohu në eventin tonë të radhës. 🙂
Category: Blogu, Slider Shqip Tags: LibreOffice
Licensed in CC-BY-SA 4.0 · Open Labs Hackerspace · OrganicThemes
Comments are not currently available for this post.