Hack42 dhe Open Labs organizojnë CryptoParty Tirana 2019

CryptoParty është një lëvizje e decentralizuar me aktivitete të cilat ndodhin vazhdimisht në të gjithë botën. Qëllimi i kësaj lëvizjeje është transferimi i dijeve tek sa më shumë individë për të mbrojtur veten në botën digjitale. Kjo përpjekje globale synon të prezantojë tek publiku i gjerë bazat e kriptografisë në teori dhe praktikë, si komunikimi i enkriptuar, parandalimi i përgjimeve kur navogoni në internet, anonimiteti në rrjetin Tor, kriptografia me çelës publik, enkriptimi i diskut dhe i emailit, rrjetet private virtuale (VPN) etj.

Open Labs, si një komunitet i cili në misionin e vet ka edhe promovimin dhe edukimin mbi tematikën e Privatësis Online, për të tretin vit rradhasi organizon aktivitetin e CryptoParty Tirana. Kjo lëvizje nisi në Shqipëri fal iniciativës, dëshirës dhe mbështetjes së një miku shumë të dashur të komunitetit tonë, Arjen Kamphuis, autor i librit Siguria e Informacionit për Gazetarët Investigativ, i cili 3 vite më parë inicioi CryptoParty Tirana dhe së bashku mundëm të realizonim një edicion shumë të suksesshëm në misionin tonë për edukimin e individëve mbi mjetet e privatësisë online. Me shumë trishtim për humbjen e një miku shumë çmuar, ne vijojm misionin tonë të udhëhequr nga vlerat që ai la pas.

Foto nga edicioni i parë i CryptoParty Tirana

Open Labs me mbështetjen e miqëve tanë Ritger Teunissen dhe Jos Weyers, anëtarë të Hack42, hackerspace me fokus të ngjashëm i bazuar në Arnhem, Hollandë, organizon CryptoParty Tirana 2019. Vazhdojmë të jemi pjesë e kësaj përpjekjeje globale me qëllim informimin e publikut rreth rreziqeve të botës dixhitale, rëndësisë së privatësisë online dhe ofrimin e dijeve praktike për të mbrojtur privatësinë tonë.
Nëse jeni një gazetarë (investigativ), aktivist apo thjesht një individ i interesuar të përmirësoj aftësitë e tij me mjetet e sigurisë dixhitale, jeni të ftuar të bashkoheni në këtë aktivitet në datë 9 Nëntor 2019. Trajnimi do të fillojë me prezantimin e rreziqeve me të cilat mund të përballeni në botën online dhe rëndësinë e përmirësimit të aftësive të tuaja mbrojtëse, për të vijuar më pas me pjesën praktike ku nën prezencën e një trajnuesi në çdo sesion, do të shpjegojmë sesi disa vegla dixhitale mund t’ju shërbejnë që të jeni më të sigurt.

Hyrja në aktivitet është falas por regjistirmi juaj do të na ndihmonte shumë në planifikimin e aktivitetit, për këtë arsye do e vlerësonim nëse regjistroheni këtu: https://events.openlabs.cc/e/11/cryptoparty-tirana-2019

Aktiviteti do të zhvillohet pranë ambienteve të OFIÇINA, ndërsa axhenda e plotë e aktivitetit do të publikohet në ditët në vijim në faqen e Wiki të Open Labs.

Links të rëndësishëm:
Forum publik ku mund të viheni në kontakt me komunitetin e Open Labs: https://forum.openlabs.cc/
Eventi i CryptoParty Tirana në Facebook: https://www.facebook.com/events/2448021451911996/
Për komunikime jo publike mund të përdorni adresën tonë të email: info@openlabs.cc

Ju mirëpresim në aktivitet.

Comments are not currently available for this post.