FLOCK 2017

Open Labs në Flock to Fedora 2017, ShBA

Flock to Fedora është konferenca vjetore për kontribuesit në Fedora Project. Këtë vit konferenca u zhvillua nga data 29 gusht deri më 1 shtator në Cape Cod, në Hyannis, Massachusetts të Shteteve të Bashkuara. Për të dytin vit rradhazi anëtarë nga Open Labs patën mundësinë të jenë pjesë e konferencës.
Foto në grup gjatë FLOCK 2017
Mariana dhe Jona, dy anëtare të Open Labs, udhëtuan drejt Shteteve të Bashkuara për t’u bashkuar kontribuesve nga shumë shtete të tjera në mënyrë që të ndajnë me ta eksperiencën e tyrë si anëtare e komunitetit shqiptar. Gjithashtu, prezentë në këtë konferencë ishin Justin dhe Giannis. Justin vjen nga Shtetet e Bashkuara ndërsa Giannis nga Greqia. Të dy kanë vizituar shumë herë Open Labs në Tiranë dhe janë dy nga  katër anënarët e komunitetit tonë që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Përgjatë dy ditëve të para, dy vajzat patën mundësinë të ndjekin prezantime dhe workshops shumë interesante nga shumë kontribues të tjerë nga rajone te ndyshme. Ditën e tretë, Jona prezantoi dy temat që kishte përgatitur për audiencën. E para, ishte rreth Ekipit të Diversitetit brenda projektit të Fedora-s, ndërsa e dyta për Ambasadorët. Ky ishte një prezantim me shumë interes edhe nga ana e Marianës, pasi ajo u pranua si ambasadore vetëm disa ditë para konferencës. Pranimi i saj e çon në pesë numrin e ambasadorëve në Shqipëri! 
Ky edicion i Flock ishte shumë ndryshe nga vitet e kaluara. Këtë vit dominuan workshops, dhe prezantimet ngjanin më shumë si bashkëbisedim me audienën sesa një ligjërim i zakonshëm. Një ndër çështjeve që ishte në qendër të shumë bisedimeve ishte artikulli i publikuar në Community Blog nga Mattew Miller (Fedora Project Leader) vetëm pak ditë para konferencës. Ky propozim nga Këshilli kishte të bënte me objektivat që do të ketë komuniteti në një shtrirje kohore prej 12 deri në 18 muaj. Diçka e tillë do të ndikonte shumë edhe në komunitetin tonë lokal në Shqipëri. Gjithashtu, dy vajzat patën mundësinë të ndërtojnë edhe një ‘Fedorator’ që ishte ideuar nga një student në Çeki. Kjo pajisje krijon bootable USB me distribucionin Fedora me Desktop Environments të ndryshme.
FLOCK 2017
Momente nga FLOCK 2017
Sigurisht nuk munguan edhe aktivitet sociale në këtë konferencë. ‘International Candy Swap’ ishte eventi që pjesëmarrësit organizuan për të shkëmbyer ëmbëlsisa nga shtete të ndryshme. Bakllavaja dhe llokumet nga Shqipëria lanë përshtypjet më të mira tek pjesëmarrësit! Duket që të gjithë e shijuan këtë edicion të Flock . 
Takimi i rradhës në edicionin e ardhshëm do të jetë në rajonin e EMEA (Europë, Lindje e Mesme, Afrikë) vitin tjetër. Procesi për aplikimin për të mbajtur konferencën vitin e ardhëm është i hapur. Përgjatë muajve në vazhdim do dimë vendodhjen që do zhvillohet Flock.
Shihemi në Flock 2018!

Comments

  1. Silva faleminderit për publikimin e blogpost!

    Mariana

Continue the discussion at forum.openlabs.cc

Participants