Open Labs në State of the Map 2017, Japoni

State of the Map, konferenca vjetore ndërkombëtare e OpenStreetMap u mbajt këtë radhë në Aizu-Wakamatsu, Japoni. Për herë të parë kishim pjesëmarrës nga komuniteti shqiptar i OpenStreetMap (shkurt OSM), dy nga anëtaret e Open Labs, Anisa dhe Sidorela.  
Një foto e Anisës dhe Sidorelës gjatë eventit
Anisa mbajti një prezantim se si të krijosh një komunitet OSM, temë e cila ishte me interes për shumë pjesëmarrës të cilët dëshironin të kishin një komunitet të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm. Slidet e prezantimit të saj mund ti gjeni këtu dhe video nga prezantimet mund ti gjeni në një kanal te dedikuar në Youtube, ndërmjet videove të prezantimeve të tjera të SoTM (ketu).
Moment nga prezantimi i Anisës
Moment nga prezantimi i Anisës
Sidorela mori pjesë me një workshop për të folur për dy nga editorët më të përdorur iD dhe JOSM, duke u munduar të vërë në pah elementët më të rëndësishëm dhe të dobishëm që na duhen që të kontribuojmë për të shtuar të dhënat në hartë. Një përshkrim për eksperiencën e saj gjendet këtu.

 

Moment nga prezantimi i Sidorelës
Konferenca kishte afro 200 pjesëmarrës nga 30 shtete të botës, 38 vullnetare, 41 prezantime, 16 lighting talks dhe 10 workshope. Tematikat që u diskutuan ishin komunitetet lokale, validimet dhe mjetet, rëndësia që të dhënat e OSM kanë në industri të ndryshme, OSM si një projekt humanitar, projekte dhe aplikacione të ndryshme me bazë të dhënat e OSM dhe eksperienca nga kontribues të vendeve të ndryshme. 
Anisa dhe Sidorela gjithashtu morën pjesë në takimin për krijimin e një chapter-i lokal së bashku me shumë anëtarë të tjerë të komuniteteve të ndryshme nga bota. Këtu mund të gjeni një raport eventit.
Përvec këtyre konferenca kishte dhe aktivitete sociale duke vecuar vizitën tek Tsuruga-jo Castle, si dhe darkën e vecante me muzikën dhe ushqimin tradicional të Aizu i quajtur ndryshe dhe qyteti i samurait, ku gjithashtu u ndanë dhe cmimet për OSM Awards. Ndërsa ditën e fundit u zhvillua një vizitë në muzeun e qytetit. Një konferencë për të mos u humbur. Dhe në fund një video promocionale e aktivitetit.
Shihemi vitin tjetër në Milano. Faleminderit Fondacionit OpenStreetMap për këtë mundësi.
Foto në grup me pjesëmarrësit e eventit

 

Comments

  1. Shume faleminderit Silva :blush:

Continue the discussion at forum.openlabs.cc

Participants