Komuniteti i Open Labs Hackerspace, anëtarët e Wikimedia Community Usergroup Albania (WCUGA) dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit i cili do të mundësojë kushtet për bashkëpunimin ndërmjet partnerëve në mënyrë që të publikohen materiale multimediale dhe informacione të lidhura me industrinë e filmit shqiptar në një format të hapur në platforma si Wikipedia, Wikidata, Wiki Commons dhe platforma të tjera të një natyre të ngjashme duke fuqizuar në këtë mënyrë domeinin publik.
Ky memorandum ndihmon në realizimin e objektivave të përbashkëta të partnerëve ku objektivi madhor mbetet përmirësimi dhe pasurimi i informacionit online mbi kinematografinë shqiptare, informacion i cili në këtë form do të jetë i hapur për publikun e gjerë. Për ta arritur këtë, Qendra Kombëtare e Kinematografisë i ka dhënë informacionet dhe materialet e nevojshme Open Labs dhe WCUGA. Këto materiale, do të kontrollohen fillimisht për integritetin e të dhënave, për të vijuar më pas punën me publikimin në internet të tyre në platforma që respektojnë domenin publik dhe te përbashkëtën digjitale (digital commons) duke përdorur një licencë të hapur.
Andisrado [CC BY-SA 4.0]: Momente nga nënshkrimi i MoU
Projekti konsiston gjithashtu në një seri edithathonesh të dedikuara të cilat do të organizohen nga anëtarët e WCUGA dhe do të mbahen në ambientet e Open Labs Hackerspace. Nëpërmjet aktiviteteve të ”WikiFilmat-SQ-edithathons”, përveç shtimit apo përmirësimit të informacionit rreth industrisë së filmit në Shqipëri, do të synohet gjithashtu edhe rritja e aftësive së editorëve ekzistues mbi platformat e Wikipedia, Wiki Commons dhe Wikidata. Editorët e rinj do të jenë të mirëpritur gjithashtu, të cilët do të kenë edhe mbështetjen e anëtarëve të Usergrupit për të hedhur hapat e tyre të parë me projektin e Wikimedia.
Anëtarë të usergrupit patën gjithashtu kënaqësinë të ishin prezent në emisionin ”Wake Up” si edhe të jepnin një intervistë për televizionin Top Channel mbi aktivitetet e planifikuara, bashkëpunimin e Qëndrën e Filmit, si edhe për të shpjeguar rëndësinë e publikimit të materialeve të tilla nën një licencë të hapur. Detaje mbi projektin si edhe intervistën mund ti ndiqni këtu: http://top-channel.tv/2019/02/19/filmat-shqiptare-ne-wikipedia/
Ndërkohë që jemi shumë të lumtur të fillojmë punën me këtë projekt, ju ftojmë të bashkoheni në iniciativën tonë. Data e planifikuara të aktiviteteve do mund ti gjeni këtu në vijim:https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:WikiFilmat_SQ
Rreth Open Labs
Open Labs është komuniteti dhe hackerspace që ndodhet në Tiranë, Shqipëri, që promovon softuer të lirë me kod të hapur, të dhëna të hapura dhe iniciativa për lirinë e internetit kryesisht për popullatën shqiptare. OpenStreetMap dhe Wikipedia janë disa nga komunitetet që përdorin infrastrukturën e Open Labs në internet dhe offline (në Tiranë) për të mirën e komunitetit dhe publikut të gjerë dhe të komuniteteve.
Rreth WCUGA
Wikimedia Community User Group Albania (WCUGA) është një grup i përdoruesve të projekteve Wikimedia në Shqipëri, të cilët organizojnë aktivitete dhe projekte të ndryshme në nivel kombëtar duke përfshirë iniciativa si Wiki në Arsim (Wiki in Education) dhe GLAM (Galleri, Librari, Arkivat dhe Muzetë). UCUGA ka si qëllim edhe përfaqësimin e komunitetit shqiptar të projekteve te Wikimedias si dhe pjesëmarrjen në projektet e Fondacionit Wikimedia.
Start the discussion at forum.openlabs.cc