Vetëm pak javë na ndajnë nga edicioni i 6-të i konferencës ndërkombëtare Open Source Conference Albania.
Ky edicion do të mbahet në fundjavën e 18-19 majit në ambjentet e Ofiçinës duke promovuar në një masë më të gjerë frymën e kulturës së informacionit të hapur, programet me kod burimi të hapur dhe lirinë e teknologjisë në tërësi.
Konferenca pritet të grumbullojë mbi 300 entuziastë të teknologjisë, zhvillues, agjensi si edhe profesionistë të kulturës free open source; të gjithë me besim të përbashkët tek idea e një bote ku informacioni ndahet në mënyrë të hapur dhe të lirë. OSCAL jo vetëm ofron për çdo person që ka dëshirë mundësinë për të ndarë njohuritë apo eksperiencat e veta me pjesëmarrësit, por nëpërmjet tij frymëzon edhe dhjetëra të tjerë. Një larmishmëri prezantimesh dhe punëtorish shumë interesante, që do të mbahen paralelisht në disa salla, do të jenë pjesë e të dyja ditëve të konferencës.
Pra, që prej orës 09.00 deri në orën 18:30 pjesëmarrësit do të mund të ndjekin temat e tyre të preferuara ose, nëse kanë dëshirë të përfshihen më tepër, do të mund të marrin informacione më të detajuara për projektet me kod burimi të lirë dhe të hapur (free open source) te stendat përkatëse, të cilat gjithashtu do të jenë prezente. Vlen të përmendet se Mozilla, Fedora, LibreOffice, OpenStreetMap, Wikipedia, phpList, Nextcloud, openSUSE janë vetëm disa nga komunitetet nga ku pjesëmarrësit e OSCAL mund të marrin më tepër informacion të drejtpërdrejtë rreth këtyre projekteve në stendat e tyre.
Tematika e OSCAL 2019: Ethical Tech
Makinat që vetëdrejtohen, inteligjenca artificiale, asistentët personalë, algoritmat, “ekonomia e shpërndarjes” fuqizuar nga aplikacionet, luftrat e luftuara me dron dhe robotët ishin e janë prezentë si mjete për ta bërë jetën tonë më të mirë. Por e kundërta po ndodh! Rrjetet sociale tashmë po ndikojnë në zgjedhje dhe demokracinë, pajisjet elektronike automatizojnë shtëpitë tonë duke na përgjuar, ndërsa shoferi i taksisë sonë po jep të dhënat e çdo udhëtimi që ne bëjmë! Sikur kjo të mos ishte mjaftueshëm, platformat ‘mira/moderne (në modë)’ dhe aplikacionet kanë krijuar tashmë një brez të rinjësh që luftojnë për mbijetesën e tyre finaciare, si pjesë e angazhimit të tyre në ekonominë e shpërndarjes.
Në këtë edicion të Open Source Conference Albania ne reflektojmë se si duhet të jetë në të vërtet teknologjia jonë. Prandaj duhet të vendosim dhe mbajmë një qëndrim midis “teknologjive të modës” dhe “teknologjive etike” që punojnë për ne dhe jo kundra nesh! Kjo gjë është e mundur vetëm nëse ne përdorimi pajisje të lira dhe me kodburim të hapur!
Këtë vit le të reflektojmë për atë që ne kemi vërtetë nevojë. Të zgjedhim ndërmjet “teknologjive moderne” dhe “teknologjive etike” që punojnë për ne!
Dëshironi të jeni pjesë e OSCAL?
Aplikoni me një prezantim: https://osc.al/cfp, afati përfundimtar data 8 Prill.
Aplikoni me një info-booth: https://oscal.openlabs.cc/call-for-info-booths-is-now-open/
Regjistrimet për konferencë do të hapen së shpejti!
Ndajeni këtë me të tjerët:
Të afërta
OSCAL 2019, edicioni i 6-të po vjen
Leave a Comment
Last Updated: Dhjetor 12, 2019 by Sidorela Uku

Category: Blogu