Posted: Maj 6, 2022 by Sidorela Uku
Me kënaqësi ju njoftojmë që edicioni i rradhës së Open Source Conference Albania do të mbahet në Tiranë në datat 18 dhe 19 qershor 2022. Nëse po kërkon të kalosh një fundjavë të dedikuar tërësisht programeve dhe kulturave me burim të hapur, të takosh miq nga komunitete të ndryshme, duke mbajtur një prezantim, workshop apo takim për një temë pë të cilën jeni të apasionuar, duke shijuar ndërkohë motin e mirë dhe ushqimin e mrekullueshëm të qytetit, ejani dhe bashkohuni në Tiranë, Shqipëri.
Rreth OSCAL: OSCAL (Open Source Conference Albania) është konferenca e parë vjetore në Shqipëri e organizuar për të promovuar softuerin e lirë, programet me kodburim të hapur, kulturën e lirë dhe dijen e hapur. Konferenca do të mbledhë së bashku përdorues, zhvillues, akademikë dhe agjenci qeveritare të teknologjisë së lirë dhe me kodburim të hapur, si dhe njerëz që ndajnë idenë që programet kompjuterike duhet të jenë të lira dhe hapura pë komunitetin lokal dhe qeveritë për ta zhvilluar dhe ndryshuar atë sipas nevojave të tyre; që dija është një pronë e përbashkët, e lirë dhe e hapur për të gjithë.
Ky është edicioni i shtatë i konferencës. Ashtu si përpiqemi gjithnjë çdo vit të ri ne jemi krenarë që kemi një varietet në sesionet tona:
Këtë edicion vendosëm të vazhdojmë aty ku e lamë në 2020 përpara se pandemia të ndërpriste organizimin e konferencës dhe të ndryshonte përditshmërinë tonë. Shumë gjëra kanë ndodhur gjatë këtyre viteve dhe ne do donim të reflektonim në gjërat që kanë ndryshuar dhe ato çka nuk kanë shkuar si duhet.
Liria në internet është më e kufizuar se më parë. Për vite qytetarët e rrjetit kanë lëvduar mjetet bashkëpunuese dhe fuqizuese të internetit, ndërkohë që gjithashtu është vënë në dukje rritja e interesit për kontrollimin, filtrimin dhe censurimin e çfarë ne shohim dhe bëjmë online. Në vitet e
fundit ne kemi përballë një problem të ri, atë të abuzimit me lirinë në internet dhe përdorimit te tij për të përhapur informacione të pavërteta, teori konspirative dhe gjuhën e urrejtjes si kurrë më parë. Në njërën anë, qeveritë dhe korporatat gjurmojnë çdo lëvizje tonën në rrjet. Në anën tjetër, aktorë të dyshimtë po e përdorin keqinformimin për të cënuar sensin e të vërtetës duke u fshehur pas sloganit të lirisë.
Me raportime të shumta për ndërpreje të aksesit në internet, bllokim të domaineve, survejimin masiv, censurimin, qeveritë të cilat luftojnë mjetet që rrisin privatësinë si ekriptimi, së bashku me rritjen masive të shpërndarjes së lajmeve rreme, çfarë mund të bëjmë ne?
Si ta luftojmë censurimin dhe survejimin që na bëhet nga qeveritë dhe korporatat? A ka një zgjidhje demokratike kundër shpërndarjes së informacioneve të rreme? A është teknolgjia e re e referuar si web3 një mënyrë për të pasur internet të decentralizuar apo vetëm një ribrandim që ofron të njëjtën gjë? World Wide Web, një mjet fantastik i përdorur për të shpërndarë njohuri e informacione dhe një nga mjetet më të shpejta të komunikimit, po përdoret kundra nesh, ndaj ne duhet të reagojmë! Në këtë edicion të konferencës tonë të fuqizuar nga vullentarët ne duam të theksojmë se ne jemi këtu për të luftuar për lirinë në internet dhe kundër keqinformimit të shpërndarë gjërësisht në rrjet!
OSCAL 2022: prezantime, punëtori, takime me komunitetin
dhe stenda informative, bëhemi gati për #InternetFreedomFTW
#InternetFreedomWTF.
Pjesëmarrja dhe prezenca është plotësisht falas, megjithatë organizuesit pranojnë me mirënjohje dhurime dhe sponsorship. Për tu regjistruar ju lutem vizitoni linkun: osc.al/register
Thirrja jonë për sponsorë vazhdon të jetë e hapur dhe nëse doni të na mbështesni për të sjellë një tjetër edicion të suksesshëm të OSCAL, ju ftojmë të vizitoni: oscal.openlabs.cc/sponsors/
Informacion kontakti:
OSCAL organizohet nga Open Labs Shqipëri, një organizatë jo qeveritare, jo fitimprurëse, dedikuar promovimit të hapjes, lirisë, transparencës dhe decentralizimit nga amplifikimi i zërit të tij si një komunitet i tërë.
Category: Blogu, Slider Shqip
Licensed in CC-BY-SA 4.0 · Open Labs Hackerspace · OrganicThemes
Start the discussion at forum.openlabs.cc