phpList Bug Squash Party

Në Open Labs hackerspace, ditën e shtunë më 20 tetor do të zhvillohet phpList Bug Squash Party, një event për të eksperimentuar me gjuhën PHP në kodin mbi të cilin është themeluar një projekt prej vërteti.
Është momenti për të rifreskuar njohuritë tuaja ne PHP dhe të bëheni gati për një festë të këndshme,jo vetëm kodimi, që zgjat gjatë gjithë ditës.
Duke filluar që prej orës 10:00 paradite, ftojmë dhe mirëpresim në Open Labs këdo me pak njohuri në PHP ose dëshirën e mirë për të kontribuar në projekt të na bashkohet. phpList është një platformë me kod burim të hapur, e shkruar në PHP, që ofron shërbime email marketing.
Gjatë eventit do të ndahet më tepër informacion mbi atë çka phpList bën dhe mënyra për të kontribuar në këtë projekt. Do të ketë një prezantim mbi instalimin e platformës dhe më pas do të eksperimentojmë me zgjidhjen e gabimeve në kodin burim. Nëpërmjet kësaj feste mund t’i vendosni njohuritë tuaja mbi PHP në praktikë dhe të përmirësoni aftësitë tuaja koduese në një projekt të vërtetë duke kontribuar gjithashtu në platformat open source.
Një zhvillues programesh nuk mund t’i thotë jo kafes dhe snacksave, kodimit, stikersave dhe T-shirtsave që do të jepen për pjesëmarrësit aktivë 😉 . Çfarë po prisni?
P.s. Ndiqni eventin në facebook për përditësime në lidhje me aktivitetin https://www.facebook.com/events/41832339536525 & https://wiki.openlabs.cc/faqja/PhpList_Bugsquash_Party

Comments

  1. Shihemi të shtunen.

    R.S

Continue the discussion at forum.openlabs.cc

Participants