Prezanto projektin tënd në Open Labs

Një gjë është e sigurt për Open Labs si komunitet, ne i duam iniciativat me kod burim të hapur dhe njohuri të hapura (open source & free knowledge)! Qoftë software apo hardware ne duam të mbështesim dhe rrisim vizibilitetin për komunitete më të vogla ose më të mëdha “të hapura”, madje shumica e anëtarëve të OL aktualisht janë anëtarë të komuniteteve të ndryshme.

A ka ndonjë projekt apo iniciativë në të cilën ju jeni anëtar ose ju po e mbështesni dhe dëshironi ta prezantoni në një audiencë më të madhe?

Ne do të dëshironim të dëgjonim për këtë projekt! Të gjithë janë të ftuar të organizojnë eventin e tyre në Open Labs për sa kohë që tematika e trajtuar përputhet me parimet dhe vlerat e Open Labs.

Si funksionon:

  • Ju krijoni një post publik në forumin e Open Labs ku prezantoni projektin tuaj,
  • propozoni një prezantim në lidhje me të dhe zgjidhni një datë dhe vend (nëse eventi është virtual, mund të ndani invitation link),
  • nëse është e mundur, mund të bëni një donacion për të mbështetur përpjekjet tona – mos harroni, të gjithë anëtarët e OL janë vullnetarë dhe këto donacione përdoren për të mbuluar shpenzimet mujore të hackerspace (qiraja, taksat, lidhja e internetit, etj.).

Shikoni një propozim eventi këtu.

Rreth Open Labs

Open Labs është komuniteti që promovon në Shqipëri dhe në rajon teknologjitë me kodburim të lirë dhe të hapur, të dhënat e hapura, standartet e hapura teknologjike, privatësinë online dhe fuqizimin e domeinit publik dhe licensave alternative të veprave kreative si Creative Commons.

Projektet prioritare të komunitetit janë:

  • Zhvillimi i sistemeve GIS me të dhëna të hapura gjeohapësinore si OpenStreetMap;
  • Promovimi i shfletuesve me kodburim të hapur si Mozilla Firefox;
  • Kultura wiki dhe më specifikisht projekte nga Fondacioni Wikimedia si Wikipedia Shqip, Wikidata etj;
  • Platforma produktiviteti si LibreOffice;
  • Sistemet operative me kodburim të hapur si GNU/Linux.

Në këtë kontekst jemi krenarë që në Open Labs janë zhvilluar dhe zhvillohen komunitete që lidhen me prioritetet e lartpërmendura.

Nëse mendoni se projekti juaj nuk përshtatet në ndonjë nga fushat tematike të mësipërme, ju jeni të mirëpritur të postoni në lidhje me të dhe të ftoni anëtarët dhe mbështetësit e Open Labs ta shikojnë atë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *