Apliko në Fedora Outreachy program 2015!

Fedora do të jetë pjesë e Outreachy program nga 7 Dhjetor 2015 deri më 7 Mars 2016, program specifikisht i targetuar për vajzat, njerëzit me ngjyrë, dhe grupe të tjera të nën-përfaqësuara: qëllimi është të rritet përfshirja e sa më shumë njerëzve në Fedora. Outreachy program është vazhdimi i GNOME Outreach Program për vajzat dhe tani po e implementon dhe Fedora Project së bashku me projekte të tjera open-source.

Internshipet që ofrohen nuk janë të limituara vetëm për kodim, por përfshijnë edhe dizajnin, dokumentimin, zhvillimin e webit, marketingun, përkthimet dhe detyra të tjera që nevojiten për të zhvilluar një projekt Free Libre Open Source (FOSS). Për më shumë detaje në lidhje me programin dhe projektet ku mund të bëheni pjesë shikoni: fedoraproject.org/wiki/Outreachy/2015.

Në Open Labs hackerspace, si një nga komunitetet e pakta në rajon ku vajzat mbizotërojnë, jemi shumë entuziast për mundësitë që ofron ky program për rritjen e diversitet në grupet kontribuese të FOSS dhe ftojmë të gjitha vajzat, por jo vetëm, që ti bashkohen kësaj iniciative dhe të bëhen pjesë e një grupi pune ku të gjithë i bashkon pasioni për projektet dhe filozofinë free libre open source.
Nëse jeni të interesuar të aplikoni atëherë ju presim të martën 27.10.2015 në orën 18.00 në ambientet e Open Labs hackerspace, për të diskutuar së bashku më shumë rreth këtij programi, për dy nga projektet ku mund të perfshihemi, cili na pershtatet më shumë dhe mënyrën se si mund të aplikojmë.
Për cdo paqartësi ose pyetje mos hezitoni të kontaktoni organizatoret e aktivitetit ne mailing list të Open Labs: openlabs.cc/tools/mailing-list. Aktiviteti është i hapur për të gjithë.

Foto gjatë eventit:
photo_2015-10-27_22-31-42photo_2015-10-27_22-30-51

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *