Arduino Workshop #3

Një nga takimet e fundit dhe tepër argetues që komuniteti Open Labs organizoi para pushimeve të verës ishte Arduino Workshop #3.

Në takim u diskutua rreth Ligjit te Ohmit, si ndikon Rryma , Tensioni dhe Resistenca në një skemë të thjeshtë me diode Led dhe përfundoi me tre eksperimente të cilat u ndërtuan me anë të mikrokontrollerit Arduino Nano.

Gjatë eksperimenteve që u bënë, nuk mungoi edhe argëtimi, ku pjesëmarrësit  mbetën të mrekulluar kur dëgjuan këngën e Star Wars dhe Super Mario.

Për sa i përket eksperimenteve, me Arduino Nano është përdorur komponenti Piezo Buzzer i cili kthen sinjalet dixhitale si tonet në sinjale akustike.

Nëse jeni kurioz dhe doni të dini si funksionon Arduino, më poshtë do të gjeni kodet e eksperimenteve të bëra gjatë workshopit.

http://arduino.openlabs.cc/workshop-3/

 

Informacion të plotë  rreth prezantimi të workshopit do të gjeni në prezantimin në Slideshare.

Doni të bëni eksperimente apo të mësoni më shumë rreth Arduino? Na shkruani në arduino@openlabs.cc

Website zyrtar: www.arduino.openlabs.cc

ARDUINO WORKSHOP #3 arduino_32

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *