Blog

Wikipedia Weekend Tirana 2016

Wikipedia Weekend Tirana 2016, ose pak më në shqip, Fundjava e Wikipedia, është një event që do të organizohet në fundjavën e parë të dhjetorit për herë të tretë në Shqipëri.
Ky aktivitet ka si qëllim të sjellë më pranë komunitetin duke punuar, socializuar dhe ndarë idetë rreth enciklopedise më të madhe në internet që është krijuar dhe mirëmbahet tërësisht nga vullnetarë. Aktualisht është aktiviteti më i madh i Wikipedianëve në Shqipëri dhe mbledh audiencë të moshave të ndryshme dhe që kanë interesa të ndryshëm.Aktiviteti organizohet nga Komuniteti i Open Labs Hackerspace si dhe një sërë partnerësh të tjerë mbështetës.

REGJISTRIMI
Aksesi në aktivitet është falas, por regjistrimi është i nevojshëm.
Wikipedia Weekend in Tirana 2016 do të organizohet nga komuniteti Open Labs hackerspace dhe Wikimedians of Albanian Language User Group në 3 dhe 4 dhjetor në ambientet e shkollës profesionale Hermann Gmeiner në fshatin SOS, Tiranë, Shqipëri.

THIRRJE PËR LIGJËRUES
Për të gjithë ju që  jeni të interesuar të jeni pjesë e aktivitetit si ligjërues ose prezantues në puntori klikoni këtu. Aplikimet mbyllen më 10 Nëntor.

THIRRJE PËR VULLNETAR
Për të gjithë ju që  jeni të interesuar të jeni pjesë e aktivitetit si vullnetarë klikoni këtu. Aplikimet mbyllen më 9 Nëntor.

Së shpejti do publikohen më tepër detaje rreth aktivitetit duke përfshirë të ftuarit, axhendën e plotë etj. Ja dhe materiali në MetaWiki ku do prezantohen dhe të gjitha detajet: meta.wikimedia.org/wiki/Wikipedia_Weekend_in_Tirana_2016

VENDI

View Larger Map

ÇFARË ËSHTË WIKIPEDIA?
Është një encikplopedi internetike që i jep akses të lirë milliona njerëzve çdo ditë. Me mbi 30 milion artikuj në 287 gjuhë dhe me mbi 4.4 milion artikuj ne versionin anglisht konsiderohet pishtar i dijes së hapur. Versionin shqip mund ta gjeni në sq.wikipedia.org

PËRSE WIKIPEDIA?
Nuk ka asgjë më të përshtatshëm se Wikipedia në qoftë se jeni duke kërkuar për disa informata të shpejta, apo doni të merrni një kuptim bazë të asaj që do të thotë diçka para se të fillonte më të thellë hulumtime, ju mund të merrni çfarë ju duhet nga Wikipedia.

KUSH E ORGANIZON?
Open Labs është qendra e komunitetit Shqiptar promovues të teknollogjive dhe kultures open source si dhe dijes së hapur. Komuniteti organizon takime javore për zhvillimin e mëtejshëm të projekteve si Wikipedia, Linux, Mozilla, WordPress, LibreOffice etj.

SI MUND TË BËHEM PJESË?
Në qoftë se dëshironi ti bashkoheni projektit si vullnetar, akademik, një organizatë, kompani ose si një organ i pushtetit lokal ose qëndror mund të ndihmoni iniciativën duke komunikuar me komunitetin në mailing list.

Mozilla Tech Speakers Tirana – Training #2

Mozilla Tech Speakers është një program ku marrin pjesë prezantuesit dhe ligjëruesit më entuziastë (jo detyrimisht me më eksperiencë) brenda komunitetit të Mozilla dhe trajnohen dhe mentorohen duke rritur aftësitë e tyre prezantuese në skenë, si nga ana oratorike, si dhe teknike.

Mozilla Tech Speakers organizohet nga komuniteti lokal i Mozilla Albania, pjesë e Open Labs Hackerspace

Kur: 17.12.2016 @ 12.00
Ku: Open Labs Hackerspace – Rr. “Pjetër Budi”, Nr 67, Tiranë
Eventi në FB: https://www.facebook.com/events/1213854388678976/

 

Mozilla Tech Speakers Tirana – Training #1

Mozilla Tech Speakers është një program ku marrin pjesë prezantuesit dhe ligjëruesit më entuziastë (jo detyrimisht me më eksperiencë) brenda komunitetit të Mozilla dhe trajnohen dhe mentorohen duke rritur aftësitë e tyre prezantuese në skenë, si nga ana oratorike, si dhe teknike.

Agenda Mozilla Tech speakers 2016

Mozilla Tech Speakers organizohet nga komuniteti lokal i Mozilla Albania, pjesë e Open Labs Hackerspace

Kur: 2.04.2016 @ 16.00
Ku: Open Labs Hackerspace – Rr. “Pjetër Budi”, Nr 67, Tirane
Regjistrimet: techspeakerstirana.eventbrite.com
Eventi në FB: facebook.com/events/1024307750964049

(Foto: Andis Rado)

_ARP7634 _ARP7641 _ARP7643 _ARP7645 _ARP7655 _ARP7666 _ARP7670 _ARP7678 _ARP7681 _ARP7684 _ARP7686 _ARP7688 _ARP7700 _ARP7706 _ARP7732 _ARP7736  _ARP7741 _ARP7746  _ARP7751 _ARP7753 _ARP7755 _ARP7757 _ARP7759     _ARP7771 _ARP7773 _ARP7774  _ARP7778 _ARP7780 _ARP7783 _ARP7785 _ARP7786-2 _ARP7787 _ARP7791 _ARP7792 _ARP7797 _ARP7806 _ARP7807   _ARP7816 _ARP7817 _ARP7818 _ARP7819 _ARP7821 _ARP7822 _ARP7824 _ARP7826 _ARP7828 _ARP7830 _ARP7843 _ARP7846  _ARP7851 _ARP7854 _ARP7857 _ARP7862 _ARP7864 _ARP7865  _ARP7867  _ARP7869 _ARP7873 _ARP7876         _ARP7893   _ARP7899    _ARP7906 _ARP7908 _ARP7909 _ARP7910 _ARP7914 _ARP7916  _ARP7918-2     _ARP7923 _ARP7925         _ARP7938     _ARP7946 _ARP7947 _ARP7948 _ARP7949 _ARP7951 _ARP7952 _ARP7954 _ARP7955 _ARP7956 _ARP7957 _ARP7961 _ARP7964 _ARP7965 _ARP7966 _ARP7967 _ARP7969  _ARP7975 _ARP7976 _ARP7977 _ARP7978 _ARP7980

 

 

PHP Albania User Group meetup 1

Më 30 shtator 2015 në 18.00 PHP-stat shqiptarë organizojnë takimin e dytë të komunitetit të tyre: PHP Albania user group. Aleksander Koko do na japë një hyrje në Laravel – Frameworku më popullor i PHP për momentin, ndërsa Andri Xhitoni do mbajë një prezantim mbi mënyrën e organizimit të ambientit të zhvillimit, dhe diferencimet e sigurisë dhe performancës në ambient produksioni. Ju mirëpresim!

Adresa e Open Labs hackerspace: openlabs.cc/kontakt
Eventi në FB: facebook.com/events/421714651357118
PHP Albania user group ne FB (closed group): facebook.com/groups/1420833184883154
Ja disa momente nga aktiviteti
PHP User Group Albania meetup ne Open Labs

PHP User Group Albania meetup ne Open Labs

PHP User Group Albania meetup ne Open Labs

PHP User Group Albania meetup ne Open Labs

PHP User Group Albania meetup ne Open Labs

PHP User Group Albania meetup ne Open Labs

PHP User Group Albania meetup ne Open Labs

PHP User Group Albania meetup ne Open Labs

PHP User Group Albania meetup ne Open Labs

Si të atributojmë me licensa Creative Commons

Shkruar nga Elio Qoshi, anëtar i Open Labs

Kam vënë re që ekziston një mungesë informacioni në lidhje me kulturën e shpërndarjes së materialeve në botën dixhitale. Shoh shumë njerëz që “rezervojnë të gjitha të drejtat” e një pune të tyre, ndërkohë që nuk respektohet fare nga te tretët që as nuk e atributojnë autorin.

Duke shpresuar që mund të zbutet pak ky fenomen me alternativa, po marrë shkas të shkruaj për një kulturë të mirë atributimi, përsa i përket punimeve të licensuara. Konkretisht duke përdorur licensat Creative Commons, të përdorura për shpërndarjen e punimeve dhe përdorimin e tyre nga të tretët pa kufizime aq të rrepta si Copyright i plotë,

Më poshtë do të gjeni disa këshilla për atributimin e disa punimeve të licensuara me Creative Commons (në këtë rast imazhe). Ju mund të përdorni materiale CC (shkurt për Creative Commons) përderisa i plotësoni kushtet e licenses. Një kusht i të gjitha licensave CC është atributim, pra të jepet burimi i punimit. Këtu janë disa shembuj të mirë (dhe disa jo aq të mirë) të atributimit:

Shembuj të atributimit

Këtu është një foto. Më pas disa shembuj që tregojnë sesi persona të ndryshëm mund ta atributojnë.


lexoni më shumë