Blog

OSCAL’15 në numra: Infografikë

Pas Open Source Conference Albania 2015 shumë nga partnerët, pjesëmarrësit, vullnetarët dhe miq që na ndoqën nga rrjetet sociale donin të dinin me tepër informacion rreth ‘produktit’ aktiviteteve paralele dhe impaktit të mundshëm të OSCAL. Ky ishte dhe shkaku që na nxiti të krijojmë një infografik ku prezantohen të gjitha elementët që e bënë OSCAL një eksperiencë unike në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar.
Duke parë numrat ndihemi akoma më tepër krenarë për arritjet e të gjithë komunitetit free libre open source në Shqipëri, Kosovë, rajon dhe Evropë. Shihemi në #OSCAL2016!

The material is also available in English language:
download in English infographic
– infografik në shqip
materialet bazë (source files here)

Faleminderit Viola dhe Elio për punën kreative!

Shqip-01

Zgjedhjet bashkiake 2015: Letër e hapur drejt kandidateve

zgjedhjet lokale 2015

Gjatë muajve të fundit kemi vendosur si komunitet që të fokusohemi dhe në procesin e llogaridhënies nga vendimarrësit tanë rreth teknologjive që përdoren nga shërbyesit civilë (ose ndryshe punonjësit e adminsitratës publike). Pyetjet drejt vendimarrësve dhe kërkimi i angazhimit të tyre për cështje konkrete dhe monitorimi i përgjigjjes së tyre konsiderohet nga Open Labs si procesi më thelbësor dhe universal i funksionimit të dekomkracisë.
Në këtë kuadër u angazhuam fillimisht në mailing list për hartimin e një letre të hapur drejtuar kandidatëve për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 21 qershorit të vitit 2015.
Statusi i përgjigjeve deri tani është si më poshtë. Theksojme që emrat janë vendosur në rend alfabetik:
– Arben Tafaj: nuk është përgjigjur akoma
– Erion Veliaj: nuk është përgjigjur akoma
– Gjergj Bojaxhi: nuk është përgjigjur akoma
– Halim Kosova: nuk është pergjigjur akoma
– Sazam Guri: është përgjigjur me një email fillestar, jemi duke prirtur përgjgigjen e plotë.

Më poshtë letra e-mail i hapur që i është drejtuar kandidatëve për bashkinë e Tiranës nga komuniteti jonë.

I nderuar Z. _________,


Fillimisht do donim t’ju uronim suksese në kandidaturën tuaj për kryetar bashkie në qytetin e Tiran
ës.
Ju kontaktojmë në emër të komunitetit Open Labs, që ka si qëllim promovimin e shpërndarjes së dijes së hapur nëpërmjet teknologjive ‘free libre open source’ (FLOS), praktikave të transparencës së vendimmarrësve nëpërmjet formatit open data dhe vendosjes së standarteve në formatet teknologjike që përdoren nga administrata publike dhe jo vetëm.
Open Labs, një organizatë aktive që nga viti 2012, ka organizuar dy konferenca vjetore (me mbi 350 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Europës) dhe aktivitete të tjera si Wikipedia Weekend, WikiAkademia Shqiptare (për promovimin e enciklopedisë dixhitale Wikipedia në Shqip) në qytete si Tetova, Prishtina, Tirana, Durrësi, Elbasani, Kukësi, Mozilla Weekend (promovim i programeve me burim të hapur Firefox dhe Thunderbird), puntori falas rreth teknologjisë për të rinjtë, projeksione filmash rreth teknologjive që promovojnë gjithpërfshirje dhe decentralizim në vendimarrje, ndarjes së informacionit në mënyrë transparente etj.Ne besojmë që teknologjitë FLOS ofrojnë shumë përfitime komunitare dhe financiare për qeverisjen lokale dhe më tepër transparencë dhe llogaridhënie nga pushteti vendor. Më specifikisht duke përdorur teknologjitë FLOS dhe formate open data mund të arrihet nga bashkia e qytetit:
1. pasurimi i informacioneve lokale në gjuhën shqipe dhe angleze mbi turizmin dhe kulturën e qyteteve nëpërmjet platformave si Wikipedia, WikiVoyage etj;
2. përmirësimi i prezantimit të lëvizshmërisë në qytete nëpërmjet platformave si Open Street Map;
3. mundësia për të afruar të rinjtë dhe jo vetëm me qytetin duke i bërë pjesëmarrës aktivë të proçesit të përmirësimit të qytetit të tyre nëpërmjet aplikacioneve me burim të hapur (open source) si FixMyStreet që janë aplikuar me sukses në qytete të ndryshme të Britanisë së Madhe, Belgjikës, Hollandës dhe jo vetëm;
4. përmirësimi i lëvizjes së personave me aftësi të kufizuar në qytet nëpërmjet promovimit nga bashkia dhe përdorimit nga qytetarët në nevojë të platformave si www.wheelmap.org;
5. ulje e kostos së liçensave të programeve kompjuterike dhe rritjes së privatësisë së materialit të përdorur nga punonjësit e bashkisë duke përdorur programe me burim të hapur si LibreOffice, Mozilla Thunderbird, GNU/Linux etj;
6. standardizimi i informacionit, ruajtjes dhe shpërndarjes së tij nga punonjësit e bashkisë sipas standardeve europiane/ndërkombëtare (open standards);
7. publikimi masiv i të dhënave publike (tekste, foto dhe video) të bashkisë me fokus trashëgiminë kulturore, pikat turistike dhe objekte të shërbimit për publikun, duke përfshirë në platforma si wiki (shembull nga bashkia e Selanikut meta.wikimedia.org/wiki/Thesswiki) dhe në formate open data dhe me liçensa në domein publik, Generic Public License etj, me qëllim përdorimin e të dhënave publike nga palë të treta si agjensi turistike, programues të aplikacioneve mobile, etj;
8. përdorimi liçensave Creative Commons për të gjitha materialet kreative që prodhohen nga bashkia që ju mund të përfaqësoni pas 21 qershorit;
9. rritja e përdorimit të monedhës virtuale bitcoin nëpërmjet ofrimit nga bashkia të pagesave nëpërmjet kësaj monedhe duke e bërë bashkinë e qytetit tuaj ndoshta njësinë e parë vendore në botë që përdor shkëmbime të tilla financiare.
Jemi më se të bindur që ka një lidhje të ngushtë midis përdorimit të standarteve të hapura teknologjike dhe FLOSS, promovimit të liçensave alternative të të drejtës së autorit për materiale publike dhe zhvillimit të një njësie vendore.Në këtë kuadër, organizata jonë dëshiron të informohet nga ju, por dhe nga kandidatët e tjerë në garë për bashkinë e qytetit, në lidhje me planet tuaja për të përfshirë zgjidhje teknologjike inovative, të hapura, të aksesueshme nga të gjithë si dhe standarde të hapura për të dhënat e bashkisë duke ndihmuar transparencën dhe thjeshtëzimin e informimin e publikut.
Nuk mund të mos jemi të vetëdijshëm që sa më lart mund të konsiderohen tema me karakter teknik nga ju. Nga ana tjetër si promovues të teknologjive të tilla, partizanë të shpërndarjes së dijes së hapur dhe njohës të zhvillimit që mund të sjellin teknologji dhe aplikime të tilla për njësinë bashkiake për të cilën ju kandidoni, mendojmë që çdo kandidat për postin e kryetarit të bashkisë duhet të njihet fillimisht me praktika të tilla dhe në vijim të informojë zyrtarisht publikun për qëndrimin rreth përdorimit dhe promovimit ose jo të teknologjive FLOS. Gjithashtu shpresojmë që ju të zotoheni para zgjedhjeve zyrtarisht për përdorimin ose jo të platformave të tilla në rast se zgjidheni kandidat i bashkisë.
Jemi të bindur që përfshirja ose mospërfshirja e teknologjive FLOS në programin tuaj elektoral ka interes të vecantë për votuesit si dhe për taksapaguesit, pasi janë çështje të rëndësishme që lidhen me transparencën, autorësinë e programeve që përdoren nga administrata (copyright/copyleft), uljen e kostove të liçensave të programeve kompjuterike (software) dhe përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve.
Ju falenderojmë dhe shpresojmë për një përgjigje nga ju para zgjedhjeve, përgjigje që do e publikojmë në website-in tonë, në listën e emaileve (mailing list) të komunitetit tonë ku janë regjistruar mbi 200 promovues të teknologjive FLOSS dhe kulturës së dijes së hapur në Shqipëri  si dhe në rrjetet sociale të komunitetit. Me respekt,

LibreOffice: Localization Sprint 2

Të shtunën 13.06.2015 në 16.00 takohemi në Localization Sprint për të zhvilluar komunitetin dhe lokalizimin e suitës LibreOffice, një platformë programesh kompjuterike me burim të lirë dhe të hapur e krijuar nga The Document Foundation me qëllim ofrimin e një alternative cilësore të Micro$oft Office. Takohemi me laptop për të punuar së bashku dhe me fokus për të përkthyer në shqip një nga programet më të rëndësishme të ekosistemit me burim te hapur. Ky është eventi i parë i organizuar nga Open Labs i një serë aktivitetesh që kanë si qëllim promovimin dhe zhvillimin e komunitetit shqipfolës të LibreOffice. Për pyetje dhe pjesëmarrje në organizime të aktiviteteve të komunitetit regjistrohu në mailing list.

Detaje
– Vendi: Destil. Për Open Street Map kliko këtu!
– Data dhe ora: 13.06.2015 @ 16.00;
– E rëndësishme: merr laptop me vete.
– public pad: etherpad.mozilla.org/uydoSXMQYP

Rreth LibreOffice
Platforma LibreOffice përbëhet nga programe që ndihmojnë përdoruesit e programeve në fjalë të krijojnë dokumenta, prezantime kreative, diagrame, baza të të dhënave si dhe formulimim e veprimeve dhe llograritjeve matematikore.
Suita është projektuar të jetë në përputhje me programe të tjera të mirënjohura në treg si Microsoft Office, ndonëse disa karakteristika faqosje trajtohen ndryshe ose janë të pasinkronizuara midis dy platformave. LibreOffice është përkthyer në mbi 30 gjuhë dhe për sistemeve operative si Microsoft Windows, Mac OS dhe Linux.
Eshtë për tu theksuar fakti që që nga muaji Janar i vitit 2011 (prezantimi i parë i qëndrueshem i platformës) dhe tetorit 2011 LibreOffice është shkarkuar afërsisht 7.5 milionë herë.
Për më tepër: en.wikipedia.org/wiki/LibreOffice

LibreOffice Localization Sprint 1 1

LibreOffice Localization Sprint 1 1

LibreOffice Localization Sprint 1 1

LibreOffice Localization Sprint 1 1

LibreOffice Localization Sprint 1 1 LibreOffice Localization Sprint 1 1

LibreOffice Localization Sprint 1 1

LibreOffice Localization Sprint 1 1

Wiki Women Camp Prishtina

(English below)
Në botën e wikipedias, numri i femrave që kontribuojnë në Wikipedia është shumë më i vogël se numri i meshkujve. Për shembull, të dhënat nga Wikipedias në gjuhën angleze, e cila është edhe një nga më të mëdhatë, tregonë se vetëm ~ 12% e redaktorëve janë femra. Për Wikipedia-t në gjuhë të tjera zakonisht nuk ka asnjë të dhënë specifike, por vlerësimet tregojnë që përqindja është edhe më e vogël. Hendeku gjinor është i pranishëm në dy mënyra: në kuptimin e përmbajtjes në Wikipedia, dhe gjithashtu në kuptimin e njerëzve të cilët janë duke redaktimi atë. Kjo situatë duket dhe në Wikipedian në çdo gjuhë të Ballkanit dhe në rajon.
Duke marrë parasysh çfarë është thënë më lart, Wiki Women Camp është menduar të edukojë dhe të inkurajojë femrat për të redaktuar Wikipedia në mënyrë që ata të munden më vonë të kontribuojnë në gjuhën e tyre.
Wiki Women Camp ka për qëllim të punuar për të tejkaluar këtë hendek gjinor në Wikipedia në gjuhën serbe dhe shqipe dhe për të bërë lidhje të forta brenda rajonit. Gjatë kampin ne do të fokusohemi në bisedimet rreth situatës aktuale, ne do të ndajnë përvojat nga komunitetet tona lokale dhe së bashku të sugjerojnë mënyrat e zvogëlimit të hendekut gjinor.
Ky aktivitet organizohet nga Wikimedia Serbia (Викимедија Србије), Open Labs dhe FLOSSK
Për të qenë pjesë e këtij aktiviteti nuk duhet domosdoshmerisht të keni njohuri rreth editimit të Wikipedias. Për të aplikuar ju lutem plotësoni formularin ketu deri me date 20 Mars:
APLIKO: https://docs.google.com/forms/d/1_Z2U8f-8yjaH8sduIxTk5oAu2rwcMuVrzboVlwwSq0E/viewform

Website: http://fem.wikimedia.rs/Camp?uselang=en

Wiki-Women-Camp
ENGLISH
In the wiki world, it is well known that the number of women who contribute to Wikipedia is much smaller than the number of men. For example, the data from the English Wikipedia, which is also the biggest one, are showing that just ~12% of editors are women. For Wikipedia on other languages we usually don’t have any specific data, but the estimations are that that percent is even smaller. The gender gap is present in two ways: in the sense of content on Wikipedia, and also in the sense of people who are editing it. This situation is very expressed and mutual to Wikipedias in every language from the Balkans and the region.
Considering what is said above, Wiki Women Camp is supposed to educate and encourage women to edit Wikipedia so they could later contribute in their own language. We aim to work on overcoming the gender gap on Wikipedia in Serbian and Albanian languages and to make stronger connections within the region. During the Camp we will be focusing on the talks about the current situation, we will share the experiences from our own local communities and together suggest the ways of reducing the gender gap.
This activity is organized by Wikimedia Serbia (Викимедија Србије), Open Labs and FLOSSK.
To be part of this activity, not necessarily should you be skilled on editing Wikipedia. To apply, please fill up the following form till 20 March: https://docs.google.com/forms/d/1_Z2U8f-8yjaH8sduIxTk5oAu2rwcMuVrzboVlwwSq0E/viewform

Website: http://fem.wikimedia.rs/Camp?uselang=en

‘I Love Fedora’ Meetup

Në qoftë se keni ndërmend të festoni 14 Shkurtin diku tjetër, ndoshta ky event nuk është për ju!

Çokollata, Linux dhe komunitet ju presin gjatë takimit të parë të Fedora në Shqipëri.
Sillni laptopet dhe USB me vete që t’ju instalojmë një kopje të freskët të Fedora, të ekzekutueshme direkt nga USB,
Gjithashtu do të njihemi dhe pak më afër me Red Hat, kompaninë mëmë të Fedora, si dhe do inicojmë një bisedë rreth ndryshimeve të Fedora me Ubuntu.

Stickers, Pins dhe selfie për të gjithë!
Ju mirëpresim!

Adresa: Rr. Brigada VIII, Bllok, Tiranë
Ora & Data: 14 Shkurt 2014, 16:00

 Update: Foto nga Eventi

fedora1 fedora2 fedora3 fedora4 fedora5 fedora6 fedora7