Blog

OSCAL 2015

OSCAL is the first annual international conference in Albania organized to promote software freedom, open source software, free culture and open knowledge.

After the first edition, get ready for more ‘OS’ in ‘CAL’ at the second edition.

OSCAL is organized by Open Labs Albania, the local community and hackerspace devoted to FLOSS and Open Culture

Stay tuned for additional news in the coming weeks!

Website: http://oscal.openlabs.cc/

Mozilla Weekend

Je gati për edicionin e dytë të Mozilla Weekend në Tiranë?

Workshops, prezantime, teknologji open source dhe web i hapur në një fundjavë që nuk duhet humbur nga të gjithë apasionantët e teknologjive me burim të hapur dhe të produkteve Mozilla.

Pak më në shqip, Fundjava e Mozilla-s, do të organizohet në fundjavën e 28 Shkurt-1 Mars dhe vjen me edicionin e saj te dytë. Më shumë dhelpra, më shumë dinosaura dhe më shumë “zilla” në 2015!

Eventi do të organizohet nga Komuniteti i Mozilla Albania dhe Open Labs si dhe një sërë partnerësh të tjerë mbështetës. Kjo do të jetë hera e dytë që organizohet një event me këto përmasa në Shqipëri. Ndërkohë që më përparë janë zhvilluar aktivitete të ndryshme për të promovuar Mozilla-n dhe produkte të Mozilla-s, si përshembull : MozCafe, Webmacademy etj.

Aktiviteti do të zgjasë për dy ditë duke filluar që në orën 10:00 deri në 16:00 në të dyja ditët. E shtuna paradite do të fillojë me fjalimin e hapjes dhe prezantimin e komunitetit Mozilla në Shqipëri, të gjitha pozicionet e tij, e më pas do të fillojë maratona e prezantimit të produkteve të Mozilla-s si Firefox, Firefox OS, Webmaker, Developer Tools, e shumë të tjera.

Por nuk do të jetë thjesht një event ku të pranishmit thjesht do të dëgjojnë. Aktivitetet përfshijnë edhe trajnime të shkurtra (në formën e prezantimit) dhe shpallje të konkurseve të vogla

Prezantuesit nuk do të jenë vetëm shqiptarë por gjithashtu edhe të ftuar nga jashtë Shqipërisë, përfaqësues të Mozilla dhe kontribues potencial të komunitetit.

Do të prezantosh diçka rreth Mozilla në MozWeekend?
Je i ftuar të aplikosh! Deadline: 10 shkurt

Pjesëmarrës mund të jetë çdokush që është i interesuar; të gjithë janë të mirëpritur dhe çdokush do ta gjejë veten në më shumë se një prej seancave të Mozilla Weekend. Eventi do të organizohet në ‘Tulla Culture Centre’ dhe regjistrimi është falas me kusht regjistrimin në Eventbrite.

Regjistrimi:
www.mozweekend.eventbrite.com

Aplikim per speaker:
https://docs.google.com/forms/d/11qm5cmZGGwEt4KHOScah8RPVB2Sg08MWi6ZZzVXFkM4/viewform

 

Update: Foto nga eventi

moz3

moz1

moz8

moz7

moz5

moz4

moz2

 

Kalendar me foto nga Wiki Loves Monuments

Në këtë fillim viti sigurisht që të gjithë kërkojmë të gjejmë një kalendar interesant për të shoqëruar muajt e 2015-s. Për këtë ka menduar një i apasionuar pas fotove dhe Wikipedias. Sebastian Wallroth ka krijuar kalendar muri me fotot e ngarkuara në Wiki Commons, për konkursin Wiki Loves Monuments 2014 në të cilin për herë të parë mori pjesë dhe Shqipëria dhe Kosova.

Wiki Loves Monuments është një konkurs vjetor ndërkombëtar fotografish të monumenteve të kulturës, që organizohet nga Wikimedia. Sipas deklaratave të kësaj të fundit, në vitin 2014 janë ngarkuar mbi 321 mijë foto të ndërtesave historike dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore nga 41 vende të botës. Nga Shqipëria dhe Kosova u ngarkuan në total 1249 foto, nga të cilat u përzgjodhën 10 nga secili shtet. Listën e plotë të fituesve mund ta shihni këtu.

Sebastian Wallroth ka përzgjedhur 12 foto, pavarësisht fotove fituese, të cilat përfaqësojnë sipas tij më mirë secilin prej 40 shteteve. Në vijim kalendari me fotot nga Shqipëria dhe të gjithë kalendarët e krijuar prej tij mund t’i shkarkoni falas këtu.

Faleminderit Sebastian 🙂

LPI në Universitetin Aleksandër Moisiu

Takim i komunitetit Open Labs dhe grupit të punës Linux Professional Institute Albania me studentët e Universistetit të Durrësit Aleksandër Moisiu.

Takimi do të fillojë me prezantimin e komunitetit Open Labs, ideologjinë free libre open source, projektet e ndryshme si dhe përfshirja në komunitet.
Në vijim, do të prezantohet Linux si sistem operativ, rëndësinë e përdorimit të Linux dhe hyrje në një nga distrot më të njohura: Fedora.
Do të vijojmë me prezantimin e projektit LPI Albania, mundësite e certifikimit në Linux dhe diferencimit në tregun e punës. Mbyllim takimin tonë me instalime Linux në laptop të studentëve që janë të interesuar.

Ja axhenda e takimit:
– 15:30 – 15.45 prezantim i Open Labs Hackerspace
– 15.50 – 16.15 Fedora 101
– 16.20 – 16.45 LPI Albania
– 16.50 – 17.15 Linux Install Fest.

Të gjithë janë të mirëpritur në këtë aktivitet.

Harta OpenStreetMap:


View Larger Map

Wiki Loves Monuments

Wiki loves monuments albania

Kosova dhe Shqipërinë këtë vit janë pjesë e garës ndërkombëtare te organizuar nga Wikipedia: Wiki Loves Monuments.
Wiki Loves Monuments është një konkurs ndërkombëtar fotografish të monumenteve kulturore, i organizuar nga Wikimedia këtë shtator.
Organizatorët — FLOSSK në Kosovë dhe Open Labs në Shqipëri — dëshirojnë të promovojmë trashëgiminë dhe kulturën e tyre në të gjithë botën nëpërmjet këtij konkursi duke lehtësuar qasjen në formë digjitale në monumentet e tyre kulturore.
Pas një muaji gare duke filluar nga 15 Shtatori, do të zgjedhen nga 10 foto më të mira nga të dy vendet. Këto do të dorëzohen në garën ndërkombëtare për vlerësimin e komunitetit global në Dhjetor.

Juria do të përcaktojë fituesit e konkursit nduke marrë në konsideratë cilësinë teknike (mprehtësia, përdorimi i dritës, perspektiva, etj), origjinalitetin si dhe dobinë e imazhit për Wikipedia.

Për të qenë pjesë e garës, fotot duhet të jenë ngarkuar në periudhën 00:00:01 CET 15 shtator – 23:59:59 15 tetor 2014, por mund t’i keni bërë kurdo.

Juria kombëtare do të përbëhet nga 5 persona të cilët do të jenë:

  • 1 përfaqësues nga FLOSSK;
  • 1 përfaqësues nga Open Labs;
  • 1 përfaqësues nga Ministria e Kulturës e Kosovës;
  • 1 fotograf i paaosicuar me këto organizata nga njëri prej këtyre vendeve.

Më shumë rreth konkursit dhe procedurave do te gjeni në faqen zyrtare  wikilovesmonuments.al