Blog

Linux Kafe #3

Linux Kafe Albania

Takimi i radhës i komunitetit promovues i sistemit operativ Open Source Linux.

Ubuntu, Fedora, Linux Mint dhe jo vetëm janë vetëm disa nga versionet për të cilat do bisedojmë gjatë takimit. Gjithashtu do vendosen hapat e ardhshme për planin e punës për 6mujorin e dytë të vitit.
Të rejat me të fundit nga Bota e Linuxit , diskutimet mbi problemet dhe arritjet e fundit të komuniteteve të njohura si Ubuntu, Debian, Fedora, OpenSUSE, ArchLinux, Gentoo.
InstallFest për të pranishmit, asistencë dhe konsultim për migrimin në GNU/ Linux. Diskutim si të bëhesh pjesë e komuniteteve dhe të promovosh Linuxin profesionalisht.
Çfare roli ka Linux në tregun aktual të punës ?

Takimi është i hapur për të gjithë dhe sigurisht pa pagesë.

 

Kur:  02-Gusht-2014 ora 5:00.PM

Ku: Open Labs: Rruga Brigada VIII, Nr.7, 1000 Tirana, Albania

 

Arduino Workshop #3

Një nga takimet e fundit dhe tepër argetues që komuniteti Open Labs organizoi para pushimeve të verës ishte Arduino Workshop #3.

Në takim u diskutua rreth Ligjit te Ohmit, si ndikon Rryma , Tensioni dhe Resistenca në një skemë të thjeshtë me diode Led dhe përfundoi me tre eksperimente të cilat u ndërtuan me anë të mikrokontrollerit Arduino Nano.

Gjatë eksperimenteve që u bënë, nuk mungoi edhe argëtimi, ku pjesëmarrësit  mbetën të mrekulluar kur dëgjuan këngën e Star Wars dhe Super Mario.

Për sa i përket eksperimenteve, me Arduino Nano është përdorur komponenti Piezo Buzzer i cili kthen sinjalet dixhitale si tonet në sinjale akustike.

Nëse jeni kurioz dhe doni të dini si funksionon Arduino, më poshtë do të gjeni kodet e eksperimenteve të bëra gjatë workshopit.

http://arduino.openlabs.cc/workshop-3/

 

Informacion të plotë  rreth prezantimi të workshopit do të gjeni në prezantimin në Slideshare.

Doni të bëni eksperimente apo të mësoni më shumë rreth Arduino? Na shkruani në arduino@openlabs.cc

Website zyrtar: www.arduino.openlabs.cc

ARDUINO WORKSHOP #3 arduino_32

Mësoni cdo gjë rreth Learnable.com

Learnable

Learnable është një platformë kursesh online që synon t’ju sjelli më pranë mësimet rreth teknologjive të web-it, mobile dhe dizajnit, nëpërmjet video tutorialeve të punuar më shumë kujdes.

Në takim do bëjmë një prezantim të shkurtër, si dhe disa dhurata virtuale në fund ( ebooks dhe llogari falas në Learnable)

Mos mungoni!

Kur: 23 Korrik ora 18:00
Ku: Open Labs – Rruga Brigada VIII, Nr.7, 1000 Tirana, Albania

LPI

Tashmë edhe Shqipëria është bërë pjesë e rrjetit të çertifikimeve Linux, nëpërmjet LPI Albania.

LPI Albania është pjesë e komunitetit Open Labs dhe sub-affiliate zyrtar për territorin e Shqipërisë, duke shndërruar këtë komunitet në të vetmin që ka të drejtën dhe mbështetjen e LPI për të çertifikuar të gjithë ju që dëshironi të konfirmoni zyrtarisht dijet tuaja rreth sistemit operativ Linux, përdorimi i të cilit po përhapet gjerësisht edhe në vendin tonë.

Open Labs është organizata me qendër në Tiranë që përfaqëson komunitetin e dijes së hapur dhe promovon teknologjitë free open source në Shqipëri, misioni i së cilës është të shndërrojë dijen në një mjet që siguron horizonte të reja dhe prosperitet.

Linux Kafe #2

Vetëm disa ditë para OSCAL

Anëtarë të Open Labs dhe jo vetëm takohemi për një kafe/caj/birrë dhe bisedojmë rreth sistemit tonë të preferuar open source: Linux.
Çfarë distro përdorim, cilat janë ndryshimet midis Ubuntu dhe Fedora, si mund të shpërndajmë akoma më tepër Linux në vendin tonë, cfarë është Linux Professional Institute dhe çdo temë tjetër që dëshirojnë pjesmarrësit.
Takimi eshte i hapur për të gjithë.

 Kur: 19 Prill 2014. Ora 16:oo

Ku: Tirana Express