Blog

Mozilla Weekend

MozWeekend 2014 Open Labs

Mozilla Weekend, ose pak më në shqip, Fundjava e Mozilla-s, është një event që do të organizohet në fundjavën e 8-9 shkurtit për herë të parë në Shqipëri.

Eventi do të organizohet nga Komuniteti i Mozilla Albania dhe gjithashtu  nga hackerspace Open Labs si dhe një sërë partnerësh të tjerë mbështetës. Kjo do të jetë hera e parë e organizimit të një eventi të tillë kaq të madh në Shqipëri. Ndërkohë që më përparë janë zhvilluar aktivitete të ndryshme për të promovuar Mozilla-n dhe produkte të Mozilla-s, një fundjavë e tërë e dedikuar vetëm për të në një shkallë kaq të gjerë nuk ka ndodhur më parë. Ky aktivitet ka si qëllim të sjellë më pranë komunitetin duke punuar, socializuar dhe ndarë idetë. Gjithashtu ka si qëllim të sjellë njerëz të interesuar në komunitet dhe t’u tregojë atyre për Mozilla-n, në mënyrë që të rritet komuniteti lokal i Mozillianëve. lexoni më shumë

Ubuntu User Days 2014

Ubuntu User Days Jan 2014 Open Labs

Ky takim u zhvillua në mbështetje të Ubuntu User Days: wiki.ubuntu.com/UserDays

Programi i takimit:
– Ku mund të gjejmë ndihmë për Ubuntu-në (Florian Tani)
– Si mund të përfshihemi në komunitetin Ubuntu (Florian Tani)
– Si të instalojmë programet me anë të komandave (Dashamir Hoxha)
– Si të konfigurojmë një firewall me anë të komandave (Dashamir Hoxha)
– Instalim i Ubuntu-së dhe i varianteve të saj (MintLinux, ElementerzOS, PearOS, etc.)
lexoni më shumë

Open Source Tools for your Art: Create your Website

Are you an artist that is searcinh for new ways to promote your work through the internet? If the answer is ‘yes’, than don’t miss the ‘create your website’ workshop and learn the basics of getting exposed to more audience through your own website.

Tools for Your Art lexoni më shumë

Geek Bazaar nga Open Labs

Geek Bazaar ne Open Labs

Të Shtunën me 28 dhjetor në orën 15:00 në Tirana Ekspres 

Një minitreg i organizuar nga komuniteti i promovimit të kulturës Free Libre Open Source, Open Labs në ambientet e Tirana Ekspres ku mund të gjeni materiale për geeks, nerds dhe apasionantë të kultues Free Libre Open Source. Disa nga artikujt dhe elementët e tezgave dhe të aktivitetit:
– arcade games
– stickers (kujt nuk i pëlqejnë stickers?)
– badges (ideale për tu vendosur në cantat e shkollës tipit eastpack)
– bluze mega të limituara origjinale Mozilla Firefox
– canta shpine origjinale nga konferenca botërore e distribucionit Linux openSUSE dhe Mozilla
– distribucione të ndryshme sistemesh operative open source si Fedora, Ubuntu, Linux Mint dhe te tjera.
– komponentë per Arduino dhe Raspberry Pi
– collectibles dhe lojra të vogla te ndryshme nostalgjike
– 11 edicionet e para të revistes PC World në shqip për ankand
– një ndër SURPRIZAT: bëni portretin tuaj nga artistët tanë dhe përdoreni atë si avatar për profilin e rrjeteve sociale
– muzike në sfond nga miqtë e Tirana Ekspres

Fitimet do shkojnë për përmirësimin e Open Labs Hackerspace, komunitetit Free Libre Open Source Software në Shqipëri.  Do të jenë të pranishëm edhe perfaqësuesit e komunitetit Open Labs, Mozilla Albania dhe do të mund të bëni një serë bisedash mbi teknollogjitë dhe kulturën open source, për Firefox OS (ku do të jenë edhe disa telefona Firefox OS për prezantim), WikiAkademinë Shqiptare, Wikipedia etj.

Organizuar me iniciativen e Open Labs dhe mbështetur nga miqtë e komunitetit alternativ kulturor Tirana Ekspres.

FB event facebook.com/events/725847297433936
Mozilla Albania website: mozilla-albania.org/2013/12/26/geek-bazaar
Tirana Ekspres website: tiranaekspres.com/end-of-the-year-geek-bazaar-by-open-labs/
Albanian Tech: albaniantech.com/geek-bazaar
Adresa e Tirana Ekspres: Rr. George W. Bush, perballe Parlamentit, Tirane, Shqiperi. 

Ju presim për te festuar së bashku në një atmosferë geeky! Shihemi te shtunen ne oren 15:00 😉

Update

Foto nga eventi

Geek Bazaar ne Open Labs Geek Bazaar ne Open Labs Geek Bazaar ne Open Labs Geek Bazaar ne Open Labs Geek Bazaar ne Open Labs Geek Bazaar ne Open Labs Geek Bazaar ne Open Labs

 

 

Raspberry Pi workshop ne Open Labs #0

Rassberri Pi

Në Open Labs prezantojmë Raspbery Pi workshop-in #0.
Ky event është për persona që nuk kanë dije të mëparshme me Raspberry Pi.

Raspberry PI është kompjuter me madhësi sa një kartë krediti, i krijuar në Mbretërinë e Bashkuar nga Fondacioni Raspberry Pi. Fondacioni në fjalë ka qëllim stimulimin e mësimit të shkencave kompjuterike duke u fokusuar në shkolla dhe universitete.

Raspberry Pi nuk përfshin hard disk apo solid-state drive, por përdor një kartë SD. Fondacioni Raspberry Pi ka në plan të ofrojë dy versione, me çmime $25 dhe $35.

Kur: 23 Nëntor 2013. Ora: 15:00

Ku: Open Labs – Rruga  Brigada VIII, Nr.7, 1000 Tirana, Albania