Dita e Ada Lovelace

Dita Ada Lovelace është një festë ndërkombëtare e arritjeve të grave në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Qëllimi i festimit të kësaj dite është krijimi i imazhit të femrës së suksesshme si një model frymëzues nga femrat në shoqëri.

Për të dytin vit radhazi pjesë e aktiviteteve tona në Open Labs Hackerspace do të jetë dhe festimi i kësaj dite. Aktiviteti u organizuar nga vajzat e Open Labs, por aktiviteti është i hapur për të gjithë dhe këdo që të mari pjesë. Si pjesë të aktivitetit ishin prezantime rreth jetës së grave/vajzave të suksesshme në profesione të ndryshme me fokus teknologjinë dhe programimin. Gjithashtu nuk munguan ndarja e eksperiencave personale nga vajzat pjesëmarrëse dhe në fund diskutimi rreth eventeve vjetore që mendohen të mbahen në hacker space gjatë këtij viti dhe në vazhdim.

Axhenda:

  • Çfarë është dita e Ada Lovelace? – Nafie Shehu
  • FLOSS Diversity Podcast – Kristi Progri dhe Denisa Ruçaj
  • Fedora Diversity Team dhe LibreLadies – Jona Azizaj
  • Womoz – Kristi Progri
  • Wikipedia: WikiProjekt Gratë – Greta Doçi
  • Diskutim dhe Lightning Talks

Për tu informuar më tepër vizitoni faqen http://findingada.com/event/dita-e-ada-lovelace/

Disa nga momentet gjatë takimit i gjeni më poshtë:

_arp5684 _arp5687 _arp5691

_arp5696 _arp5699_arp5704-1

View Larger Map

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *