Document Freedom Day

Document  Freedom Day  është dita ndërkombëtare e standarteve të hapura. Kjo ditë  është rreth kontrollit  të çdo të dhëne dixhitale duke përfshirë  edhe email-et, muzikën e regjistruar apo statistikat. Ky  event ka si qëllim kryesor  mbledhjen e njerëzve dhe informimin apo ndërgjegjësimin mbi  rëndësinë e standarteve të hapura.  Njerëzit duhet të mësojnë se standartet e hapura jan formate dhe protokolle  të cilat çdokush mund ti përdorë  pa pagesë dhe pa kufizim , pra ato shpërndahen publikisht  dhe çdo person apo organizatë  mund ti përdorë ato në produktet e tyre apo shërbime pa pasur nevojë të kërkojnë leje .  Dokumentet apo formatet që jan të hapura mund të përdoren në çdo mënyrë që autori ka për qëllim . Ato mund të  lexohen , transmetohen, editohen dhe transformohen  duke përdorur shumëllojshmëri të mjeteve. Gjithashtu  mund të implementohen lirisht në çdo shërbim, software apo  hardware.
Gjatë zhvillimit të këtij eventi në Open Labs do të kemi mundësi të njihemi  dhe të diskutojmë rreth Document Freedom Day  dhe qëllimit të saj.  Nuk është e rëndësishme nëse nuk keni dije të mira teknologjike. Dëshira për  të ditur diçka më shumë, mjafton.

Kur: 26.04.2017 @ 17:00
Ku: Open Labs Hackerspace

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *