DOKU:TECH 2015

DOKU:TECH edicioni i dyte

DOKU:TECH edicioni i dyte


Edicioni i dytë i DOKU:TECH do të mbahet më 8-9 Gusht, paralelisht me DokuFest-in.

Për të gjithë të apasionuarit e teknologjisë dhe inovacionit, Fondacioni IPKO në partneritet me Share Foundation dhe DokuFest do të sjellin edhe këtë vit konferencën që mbledhë në një vend folës ndërkombëtarë dhe lokal, institucione dhe organizata të ndryshme si dhe pjesëmarrës aktiv me ide kreative.
Përmes prezentimeve dhe punëtorive, DOKU:TECH synon të sjellë një eksperiencë moderne për të gjithë pjesëmarrësit të cilët mund të vijnë nga fusha të ndryshme, por bashkohen në pikën e teknologjisë.

Ngjarja do të zhvillohet në qytetin e bukur të Prizrenit dhe kjo konferencë do të jetë lidhja e folësve me reputacion, hulumtuesve, bizneseve dhe organizatave të ndryshme me audiencën.
Ju rikujtojmë se vitin e kaluar DOKU:TECH ka sjellur në Kosovë emra si: Bruce Sterling, Dan McQuillan, Deanna Zandt, Lee Bryant, Lynn Fine, Bilal Ghalib etj.

Në këtë edicion të DOKU:TECH do të flitet për tema që fillojnë nga zhvillimi i komunitetit të teknologjisë, siguria digjitale, veturat elektrike, dronët e deri tek SpaceX.

Transporti
Informata rreth linjave direkte me autobus nga Tirana ne Prizren mund të gjeni këtu, ndërsa nga Prizreni në Tiranë mund të gjeni këtu.

Akomodimi
Akomodimi gjatë 8 dhe 9 gushtit në Prizren mund të bëhet në njërën nga hotelet që gjenden këtu, në “Camp Prizren” afër Dokunights, apo në hotelet/hostelet e përshtatshme që gjenden këtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *