Fedora Localization Sprint #2

Pas një localization sprint mjaft inkurajues nga Linux-axhinjtë, më 23 janar 2016 ora 16:00, në ambjentet e Open Labs hackerspace ju ftojmë të na bashkoheni sërish në një takim informal të gjithëve ju që jeni të interesuar për të kontribuar në përkthimin në shqip të një ndër distrove të sistemit Linux, Fedora OS, nëpërmjet platformës Zanata në mënyrë që të gjithë sëbashku të punojmë për t’ju ofruar përdoruesve lokalë eksperiencën ndryshe të përdorimit të një sistemi në gjuhën shqipe!

Ky do të jetë edhe takimi i parë për vitin 2016 që ka për synim realizimin e qëllimit që ka komuniteti ynë për këtë vit, përkthimi i sistemit operativ Fedora. Përmbushja me sukses e këtij qëllimi perveçse është shumë i dobishëm për rritjen e përdorimit të sistemeve operative free libre open source nga përdoruesit në Shqipëri dhe komunitetet FLOSS shqipfolëse në Kosovë dhe Maqedoni, gjithashtu do të jetë një inkurajim i madh për të gjithë ne që të ndërmarrim iniciativa edhe më ambicioze në të ardhmen. Ju presim 🙂

 

Kur: 23.01.2016 @16:00
Ku:
Open Labs Hackespace

 


View Larger Map

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *