Fedora Localization Sprint #5

Përkthimi i Fedorës në gjuhën Shqipe ka ecur mjaft mirë javët e fundit. Gjatë dy eventeve të mëparshme është arritur të përkthehet 100% f24-branch (anaconda) dhe master (anaconda), gati 15 mijë fjalë dhe rreth 2 mijë mesazhe. Këtë event shpresojmë të thyejmë rekorde të reja, meqenëse eventi do të zgjasë 4 orë ku synimi jonë është të arrijmë 10 mijë fjalë dhe 2 mijë mesazhe.

Publikimi i artikullit në lidhje me “Virtual Fedora Activity Day”, i cili u organizua në shumë shtete, pjesë e së cilës ishte dhe Shqipëria, evidentoi nga  statistikat e nxjerra se ishim ne që dolëm të parët në përkthimin e Fedorës në gjuhën tonë.  Pse të mos e përdorim këtë arritje të përbashkët që të mobilizohemi sërish dhe  ta mbajmë këtë “titull” edhe në vazhdimësi.

Ky event do të organizohet në hapësirën e Open Labs Hackerspace, më datë 30.04.2016, në orën 14:00. Mos harro të marrësh dhe laptopin me vete!

PS: Do të ketë pizza, snacks dhe pije gjatë pushimit. 🙂

Ku: Open Labs Hackerspace
Kur: 30.04.2016 @2PM

Eventi në wikin e Fedora-s: https://fedoraproject.org/wiki/Fedora_Localization_Sprint_in_Albania


View Larger Map

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *