Fedora Meetup #2

Të mërkurën 15.07.2015 në 17:00 takohemi në Fedora Meetup 2 për të bashkëbiseduar në lidhje me të rejat që na ofron Fedora 22 Workstation. Gjithashtu do të diskutojmë rreth zhvillimit të  komunitetit Fedora në Shqipëri, ku do të njihemi me disa nga mënyrat sesi mund të kontribuojmë për ta bërë Fedoran një sistem operativ  të njohur dhe të përdorur gjerësisht.

Do të njihemi më nga afër me faqen wiki të Fedoras, me platformën Zanata ku mund të përkthejmë çdo material mbi Fedora, mailing lists dhe forumet e ndryshme ku mund të marrim informacione ndihmëse etj.

Ju ftojmë të ndajmë së bashku përshtypjet tuaja mbi përdorimin e Fedora dhe të shtrojmë pyetje dhe çështje të ndryshme që mund të përmirësojnë eksperiencën tonë të mëvonshme me këtë sistem operativ. Nëse nuk e keni provuar më parë por doni të tentoni diçka të re, mos harroni laptopin me vete t’ju instalojmë versionin më të fundit.

Ju presim në Protik ICT Center.

Foto nga Eventi:

1 2 3 4

2 Komente në “Fedora Meetup #2

  1. Pingback: Jona Azizaj, ambasadorja e parë e projektit Linux Fedora në Shqipëri - Open Labs Albania

  2. Pingback: Jona Azizaj, ambasadorja e parë e projektit Linux Fedora në Shqipëri - Open Labs Hackerspace

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *