FEDORA VIRTUAL LOCALIZATION SPRINT #10

Pas përfundimit të javës së dedikuar përkthimeve për versionin e ardhshëm të Fedora, atë 26, komuniteti rimblidhet (fizikisht dhe online) për të vazhduar përkthimin e paketave të cilat nuk arritën të përfundonin brenda periudhës 1 javore që lamë pas, me energji të reja dhe të karikuar për të punuar fort për t’ia arritur qëllimit tonë.

Bëjmë me dije se komunikimi virtual do të bëhet përmes IRC, në kanalin #fedora-sq në Freenode, në mailing list e Open Labs (meqë ra fjala, tanimë kemi kaluar në një platformë tërësisht open source dhe të decentralizuar të komunikimit siç është Discourse dhe ju ftojmë të na bashkoheni aty) dhe në mailing list zyrtare të Fedora dedikuar përkthimeve në shqip. Kujtojmë se për të përshpejtuar proçesin e punës, do të ishte mirë që ata që do të na bashkohen të kenë krijuar paraprakisht një llogari në FAS (Fedora Account System) dhe gjithashtu të përdorin këtë llogari për platformën që Fedora përdor për përkthimin e paketave, e quajtur Zanata. Pasi të keni hyrë duke përdorur kredencialet e llogarisë suaj Fedora, bashkojuni grupit shqiptar të përkthimeve dhe do të aprovoheni gjatë eventit për të nisur punën.

Fedora Virtual Localization Sprint #10 do të zhvillohet ditën e enjte 20 Prill në ambientet e Open Labs Hackerspace dhe online.  Nëse edhe ti ke dëshirë të kontribuosh, je mëse i mirëpritur. Nuk ka nevojë për dije teknike, mjafton dëshira e mirë dhe vullneti për të përkthyer.

Mos harro të marrësh laptopin me vete!

Kur: 20.04.2017 @ 17:00
Ku: Open Labs Hackerspace

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *