LibreOffice Café #1

LibreOffice Café është takimi informal i komunitetit Open Labs për të diskutuar mbi të rejat e platformës open source LibreOffice dhe organizimeve të ndryshme të komunitetit.

Merr dhe laptop me vete në qoftë se ke pasi do punojmë në platformën e përkthimit do regjistrohemi në mailing lists të komunitetit ndërkombëtar LibreOffice.
Hyrja si gjithmonë është falas për të gjithë.

LibreOffice është një platformë programesh kompjuterike me burim të lirë dhe të hapur e krijuar nga The Document Foundation.

Platforma LibreOffice përbëhet nga programe që ndihmojnë përdoruesit e programeve në fjalë të krijojnë dokumenta, prezantime kreative, diagrame, baza të të dhënave si dhe formulimim e veprimeve dhe llograritjeve matematikore.

Suita është projektuar të jetë në përputhje me programe të tjera të mirënjohura në treg si Microsoft Office, ndonëse disa karakteristika faqosje trajtohen ndryshe ose janë të pasinkronizuara midis dy platformave. LibreOffice është përkthyer në mbi 30 gjuhë dhe për sistemeve operative si Microsoft Windows, Mac OS dhe Linux.

Ku:  Rruga Brigada VIII, Nr.7, 1000 Tirana

Kur:  3 Dhjetor | Ora 18:00

 

Update: Foto nga eventi

libreoffice5 libreoffice4 libreoffice3 libreoffice2 libreoffice1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *