LibreOffice: Localization Sprint 2

Të shtunën 13.06.2015 në 16.00 takohemi në Localization Sprint për të zhvilluar komunitetin dhe lokalizimin e suitës LibreOffice, një platformë programesh kompjuterike me burim të lirë dhe të hapur e krijuar nga The Document Foundation me qëllim ofrimin e një alternative cilësore të Micro$oft Office. Takohemi me laptop për të punuar së bashku dhe me fokus për të përkthyer në shqip një nga programet më të rëndësishme të ekosistemit me burim te hapur. Ky është eventi i parë i organizuar nga Open Labs i një serë aktivitetesh që kanë si qëllim promovimin dhe zhvillimin e komunitetit shqipfolës të LibreOffice. Për pyetje dhe pjesëmarrje në organizime të aktiviteteve të komunitetit regjistrohu në mailing list.

Detaje
– Vendi: Destil. Për Open Street Map kliko këtu!
– Data dhe ora: 13.06.2015 @ 16.00;
– E rëndësishme: merr laptop me vete.
– public pad: etherpad.mozilla.org/uydoSXMQYP

Rreth LibreOffice
Platforma LibreOffice përbëhet nga programe që ndihmojnë përdoruesit e programeve në fjalë të krijojnë dokumenta, prezantime kreative, diagrame, baza të të dhënave si dhe formulimim e veprimeve dhe llograritjeve matematikore.
Suita është projektuar të jetë në përputhje me programe të tjera të mirënjohura në treg si Microsoft Office, ndonëse disa karakteristika faqosje trajtohen ndryshe ose janë të pasinkronizuara midis dy platformave. LibreOffice është përkthyer në mbi 30 gjuhë dhe për sistemeve operative si Microsoft Windows, Mac OS dhe Linux.
Eshtë për tu theksuar fakti që që nga muaji Janar i vitit 2011 (prezantimi i parë i qëndrueshem i platformës) dhe tetorit 2011 LibreOffice është shkarkuar afërsisht 7.5 milionë herë.
Për më tepër: en.wikipedia.org/wiki/LibreOffice

LibreOffice Localization Sprint 1 1

LibreOffice Localization Sprint 1 1

LibreOffice Localization Sprint 1 1

LibreOffice Localization Sprint 1 1

LibreOffice Localization Sprint 1 1 LibreOffice Localization Sprint 1 1

LibreOffice Localization Sprint 1 1

LibreOffice Localization Sprint 1 1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *