Linux Meetup – Njohje me sistemet operative

Në vazhdim të takimeve të suksesshme të komunitetit Fedora dhe Linux-axhinjve, do të vazhdojmë për këtë vit të enjten, më 07.01.2016 ora 18:30 në ambjentet e Open Labs Hackerspace me një prezantim nga Erion Çano për të diskutuar mbi Sistemet Operative të bazuara në Linux. Ju ftojmë ti bashkoheni bisedës tonë rreth ndërtimit dhe funksioneve të Sistemeve Operative, historisë së zhvillimit të tyre dhe evolucionit që po ndjek sot Linux Kernel.

Axhenda e takimit:

  1. Prezantim mbi strukturën e sistemeve operative (përmbajtje teknike e thjeshtuar dhe ilustruar me shembuj)
  2. Prezantim mbi historikun e zhvillimit të sistemeve operative (i orientuar nga zhvillimet open source)
  3. Prezantim mbi evolimin e Linux kernel.

Çdo ide dhe sugjerim është i mirëpritur për përmirësimin e mëtejshëm të punës dhe për rritjen e komunitetit Linux/ Fedora në Shqipëri.

Kur: 07.01.2016 @18:30
Ku: Open Labs Hackerspace

Foto gjatë takimit:

photo_2016-01-08_22-30-28 photo_2016-01-08_22-30-20 photo_2016-01-08_22-30-10 photo_2016-01-08_22-29-59 photo_2016-01-08_22-29-26

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *