LPI Albania: Open Day

LPI Albania

LPI Albania nisi prezantimin të shtunën më datë 5 Korrik 2014, në ambjentet e Open Labs. Me LPI mund të çertifikoni njohuritë tuaj në tre nivele mundësuar nga Linux Professional Institute.

Gjatë prezantmit u fol për llojet e çertifikimeve, vlerën e tyre në tregun e punës, rekomandime mbi burimet për t’u përgatitur për provimet sipas LPIC si dhe materialet ndihmëse për përgatitjen e kandidatëve për provim.

Për të gjithë të pranishimt u shpjeguan procedurat që duhen ndjekur hap pas hapi deri në dhënien e provimeve. Çeretifikimet do të nisin në muajin Shtator për kandidatët e regjistruar si dhe për të gjithë ata që kanë dije mbi Linux që të diferencohen në tregun e IT dhe profesionistëve.

Evente dhe seminare të tjera do të oranizon pranë Open Labs, për t’ju informuar për të gjitha të rejat që ndodhin.

Për të gjithë ata që  nuk kanë qënë të pranishem gjatë prezantimit, mund t’i drejtojnë pyetjet e tyre në operations@albania.lpi.org

Informacion të plotë rreth LPI Albania mund të gjeni në www.lpi.openlabs.cc, si dhe në Facebook.

 

Kur: 05 Korrik 2014. Ora 17:00

Ku: Open Labs – Rruga Brigada VIII, Nr.7, 1000 Tirana, Albania

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *