Shkarkime

Shkarkime

Këtu do të gjeni programe, sisteme operimi GNU/Linux si dhe vegla të ndryshme me kod burim të hapur (open source) që ju propozojmë.

Linux Ubuntu

Ubuntu është një sistem operimi për kompjuterin. Shpesh vlerësohet si më popullori nga versionet e shumta të Linux. Qëllimi i Ubuntu është të sjellë një siistem të bazuar në Linux që të jetë i lehtë për përdoruesit e thjeshtë të kompjuterit, duke pasur në qendër të vëmendjes përdorimin dhe lehtësinë e instalimit. Ubuntu është një pasues i Debian, një sistem tjetër Linux pa pagesë. Ubuntu sponsorizohet nga Canonical Ltd, një firmë e Mark Shuttleworth. Fjala Ubuntu në gjuhën zulu do të thotë “njerëzim”. Ky version i Linux e ka marrë këtë emër për të treguar filozofinë e tij në botën e programeve. Ubuntu është një program pa pagesë që mund të përdoret nga kushdo

Website: ubuntu.com / Shkarko këtu

Wikimedia

Wikimedia është një organizatë ndërkombëtare jo-qeveritare dhe platformë që mund të përdoret nga të gjithë, e cila i është përkushtuar kërkimit të dijes se lirë. Për mbledhjen, zhvillimin dhe përhapjen e përmbajtjes shpesh përdoren të ashtuquajturat Wiki. Projekti më i përhapur dhe më i njohur në Wikimedia është Wikipedia – Enciklopedia e Lirë.

Website: wikimedia.org

WordPress

WordPress është një program me burim kodi te lirë dhe të hapur si dhe një sistem të menaxhimit të përmbajtjes (CMS) i bazuar në PHP dhe MySQL. Tipare të WordPress përfshijnë një arkitekturë me shtojca si dhe një numër të madh template. WordPress është përdorur nga më shumë se 18.9% e 10 milion faqeve internetike me trafik më të lartë sipas statistikave të gushtit 2013. Aktualisht WordPress është sistemi më i përdorur për krijimin e një ditari internetik (blog) duke qenë platforma e preferuar për krijimin e më shumë se 60 milionë faqeve të internetit.

Website: wordpress.org / Shkarko këtu

Mozilla Firefox

Mozilla është një organizatë krenare jo-fitimprurëse e përkushtuar në mbajtjen e  fuqisë së web-it në duart e njerëzve. Mozilla është një komunitet global përdoruesish, kontribuesish dhe zhvilluesish që punojnë për të sjellë inovacion në interesin e komunitetit. Kur përdorni Firefox-in, ose ndonjë produkt tjetër të Mozilla, ju bëheni pjesë e komunitetit, duke ndihmuar në ndërtimin e një të ardhme të ndritshme për internetin. Lexoni Mozilla Manifesto për të mësuar më shumë për vlerat dhe parimet që udhëheqin ndjekjen e misionit.

Website: mozilla.org / Shkarko këtu

Fedora

Fedora, dikur Fedora Core, është një sistem operimi i bazuard në RPM, krijuar nga komuniteti që mbështet Fedora Project dhe sponsorizuar nga Red Hat. Një nga objektivat kryesore të Fedora nuk është vetëm posedimi i distribucionit të softuerë-ve sipas një licence të lirë me burim të hapur, por edhe të jetë lider kryesor i këtyre teknologjive.

Website: getfedora.org / Shkarko këtu 

FileZilla

FileZilla është një paltformë me kod burimi të lirë, e përbërë nga FileZilla Client dhe FileZilla Server. FileZilla ka filluar si një projekt shkollor të  shkencat kompjuterike në janar 2001 nga  Tim Kosse dhe dy shokë tij. Para se të fillonin të shkruani kodin, u diskutua mbi cilën licencë  duhej të lëshonin kodin. Ata vendosën ta bëjnë FileZilla një projekt me kod burim të hapur, sepse kishte shumë programe FTP  në dispozicion dhe nuk mendonin se  do të shisnin qoftë edhe një kopje të vetme nëse do ta  bënë komerciale FileZilla-n.

Website: filezilla-project.org / Shkarko këtu 

Libre Office

LibreOffice is a free and open source office suite, developed by The Document Foundation. It is designed to be compatible with other major office suites, including Microsoft Office, though some Microsoft Office layout features and formatting attributes are handled differently or unsupported. LibreOffice is available for a variety of computing platforms, including Microsoft Windows, Mac OS X 10.4 Tiger or newer, and Linux-based systems running Linux kernel version 2.6.18 or newer. Between January 2011 (its first stable launch) and October 2011, LibreOffice was downloaded approximately 7.5 million times.

LibreOffice është një paketë me kod burim e lirë dhe të hapur, i zhvilluar nga Fondacioni Document. Paketa është projektuar të jetë në përputhje me paketa të tjera të mëdha, duke përfshirë Microsoft Office, edhe pse disa karakteristika në dizajn dhe formatim të Microsoft Office trajtohen ndryshe ose nuk suportohen. LibreOffice është në dispozicion për një shumëllojshmëri platformash kompjuterike, duke përfshirë Microsoft Windows, Mac OS X 10.4 Tiger, dhe sisteme të bazuar në Linux  kernel version 2.6.18 ose versione  më të vonëshme. Ndërmjet periudhës Janar 2011 (lancimi i parë i qëndrueshme) dhe Tetor 2011, LibreOffice është shkarkuar rreth 7.5 milionë herë.

Website: libreoffice.org / Shkarko këtu 

Gimp

GIMP (Program manipulimi imazhesh GNU) është një software me kod burimi të lirë dhe të hapur, i cili është në dispozicion për sistemet operative më të njohura, duke përfshirë Microsoft Windows, Apple Mac OS X, dhe Linux. GIMP ka mjete për editim dhe redaktim imazhesh, vizatime formash, ndryshime përmasash, prerjesh, montim fotosh, konvertimin në formate të ndryshme imazhesh, dhe shumë karakteristika të tjera. Vizioni për produktet e GIMP nga zhvilluesit dhe mirëmbajtësit e GIMP  është që të jetë një aplikacion grafike falas për redaktimi dhe krijimin e imazheve origjinale, fotove, ikonave, elementëve grafike në faqet e internetit për elementet user interface.

Website: gimp.org / Shkarko këtu 

Thunderbird

Mozilla Thunderbird është një cross-platform për email dhe informacione, me kod burimi të lirë dhe të hapur, e zhvilluar nga Mozilla Foundation. Strategjia e projektit është modeluar sipas Mozilla Firefox, projekt që kishte si qëllim krijimin e një web browser. Më 7 Dhjetor, 2004 doli version 1.0 i cili mori mbi 500,000 shkarkime në tri ditët e tij të para.

Website: mozilla.org/en-GB/thunderbird / Shkarko këtu

Inkscape

Inkscape është një editor grakik për vekror, me karakteristika të ngjashme me Illustrator, CorelDraw, ose Xara X, i cili përdor standarde (SVG) file format W3C Scalable Vector Graphics. Inkscape mbështet shumë karakteristika të avancuara të SVG (shënuesit, klone, alpha blending, etj). Një rëndësi e veçantë i është kushtuar hartimit të një ndërfaqe të strukturuar. Është shumë e lehtë të redaktohen nyje, të kryer operacione komplekse me paths, trace bitmap dhe shumë më tepër.  Ajo ka për qëllim të ketë  përdoruesit dhe zhvillues aktiv të  komunitetit duke përdorur, zhvillues  të orientuar drejt komunitetit të hapur.

Website: inkscape.org  / Shkarko këtu 

Blender

Blender është një paketë krijimin e përmbajtjesh 3D  me kod të hapur dhe të lirë, e disponueshme për të gjithë sistemet e mëdha operative nën licencen GNU General Public .

Website: blender.org  / Shkarko këtu