Mozilla Weekend

Je gati për edicionin e dytë të Mozilla Weekend në Tiranë?

Workshops, prezantime, teknologji open source dhe web i hapur në një fundjavë që nuk duhet humbur nga të gjithë apasionantët e teknologjive me burim të hapur dhe të produkteve Mozilla.

Pak më në shqip, Fundjava e Mozilla-s, do të organizohet në fundjavën e 28 Shkurt-1 Mars dhe vjen me edicionin e saj te dytë. Më shumë dhelpra, më shumë dinosaura dhe më shumë “zilla” në 2015!

Eventi do të organizohet nga Komuniteti i Mozilla Albania dhe Open Labs si dhe një sërë partnerësh të tjerë mbështetës. Kjo do të jetë hera e dytë që organizohet një event me këto përmasa në Shqipëri. Ndërkohë që më përparë janë zhvilluar aktivitete të ndryshme për të promovuar Mozilla-n dhe produkte të Mozilla-s, si përshembull : MozCafe, Webmacademy etj.

Aktiviteti do të zgjasë për dy ditë duke filluar që në orën 10:00 deri në 16:00 në të dyja ditët. E shtuna paradite do të fillojë me fjalimin e hapjes dhe prezantimin e komunitetit Mozilla në Shqipëri, të gjitha pozicionet e tij, e më pas do të fillojë maratona e prezantimit të produkteve të Mozilla-s si Firefox, Firefox OS, Webmaker, Developer Tools, e shumë të tjera.

Por nuk do të jetë thjesht një event ku të pranishmit thjesht do të dëgjojnë. Aktivitetet përfshijnë edhe trajnime të shkurtra (në formën e prezantimit) dhe shpallje të konkurseve të vogla

Prezantuesit nuk do të jenë vetëm shqiptarë por gjithashtu edhe të ftuar nga jashtë Shqipërisë, përfaqësues të Mozilla dhe kontribues potencial të komunitetit.

Do të prezantosh diçka rreth Mozilla në MozWeekend?
Je i ftuar të aplikosh! Deadline: 10 shkurt

Pjesëmarrës mund të jetë çdokush që është i interesuar; të gjithë janë të mirëpritur dhe çdokush do ta gjejë veten në më shumë se një prej seancave të Mozilla Weekend. Eventi do të organizohet në ‘Tulla Culture Centre’ dhe regjistrimi është falas me kusht regjistrimin në Eventbrite.

Regjistrimi:
www.mozweekend.eventbrite.com

Aplikim per speaker:
https://docs.google.com/forms/d/11qm5cmZGGwEt4KHOScah8RPVB2Sg08MWi6ZZzVXFkM4/viewform

 

Update: Foto nga eventi

moz3

moz1

moz8

moz7

moz5

moz4

moz2

 

Një koment në “Mozilla Weekend

  1. Pingback: Zgjedhjet bashkiake 2015: Letër e hapur drejt kandidateve - Open Labs Albania

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *