Open Labs ne AdaCamp Berlin 2014

Më 11dhe 12 Tetor të këtij viti, 3 nga anëtaret më aktive të Open Labs ishin pjesëmarrëse në AdaCamp, një nga konferencat më prestigjoze për përfshirjen sa më shumë të femrave në teknologjinë e hapur.

AdaCamp është një konferencë dedikuar rritjes së pjesëmarrjes së femrave në teknologjinë dhe kulturën e hapur: software me burim të hapur, Wikipedia dhe projekte të tjera wiki, të dhënat e hapura, pajisje të hapura, përkthim / lokalizim/ ndërkombëtarizim, dhe më shumë. AdaCamp sjell femrat së bashku për më shumë se dy ditë për të ndërtuar komunitetshpërndarë njohuritë dhe aftësitë e tyre, diskutuar problemet e komuniteteve teknologjike/kulturore të hapura  që prekin femrat për të gjetur mënyra për të adresuar keto probleme. AdaCamp organizohet nga Ada Initiative, një organizatë jo-qeveritare e dedikuar rritjes së pjesëmarrjes së femrave në teknologjinë dhe kulturën e hapur.

AdaCamp është një konferencë në format jozyrtar, ose le të themi jo në formatin klasik, por në formën e diskutimeve dhe seminareve.

Ishte hera e parë për vajzat e Open Labs pjesëmarrja në AdaCamp, por eventi përçoi më tepër energji dhe pasion për teknologjinë e hapur tek to. Pjesëmarrja nga të gjitha cepat e botës bëri që të diskutohej dhe shperndaheshin eksperienca nga më të ndryshmet. E ndarë në 2 ditë, rreth 50 persona, të cilët e identifikonin veten si femra, u bashkuan në zyrat e Wikimedia Deutschland, për të diskutuar rreth sigurisë dhe privatësisë së botës virtuale; feminizmit; përfshirjes së femrave jo të lidhura me çështjet teknike në teknologjinë e hapur; hardware e ndërtimit të komuniteteve dhe hapësirave më të mbrojtura nga diskriminimi gjinor.

Sigurisht që fotot nuk mund të mungojnë dhe ja ku janë disa prej tyre.

1395171_10152813498251122_2366210137720242658_n 10313398_10152813479191122_8637921757826931240_n 10628402_10152813481071122_2011720979643866150_n 10728758_10152756724613490_639257191_n

AdaCamp Model Release Agreers

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *