OpenStreetMap Hyrje në JOSM

Në vazhdim të takimeve të mëparshme për OpenStreetMap, mblidhemi sërish, këtë here për të mësuar më shumë për JOSM (Java OpenStreetMap Editor) dhe benefitet e perdorimit të saj. Te gjithë janë të mirëpritur.
Aktiviteti në FB:(https://www.facebook.com/events/291174934632506/ )
===
Rreth Projektit OpenStreetMap:
OpenStreetMap (OSM) është një projekt virtual bashkëpunues me qëllim krijimin e hartës botërore së redaktueshme nga të gjithë. Hartat krijohen me anë të të dhënave të marra nga paisje portable GPS, fotografimi ajror, burime të tjera për përdorim publik apo edhe nga njohuria lokale. Si imazhet ashtu edhe grafikat vektoriale mund të shkarkohen nën liçensën Open Database License. OpenStreetMap është krijuar nën shëmbullin e Wikipedias. Përdoruesit e regjistruar mund të ngarkojnë regjistëra GPS dhe të redaktojnë të dhënat vektoriale me anë të mjeteve të vëna në dispozicion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *