OpenStreetMap Mapathon #9

Në vazhdim të takimeve të mëparshme, mblidhemi sërish për takimin e radhës për të përmirësuar të dhënat e hartës open source OpenStreetMap.Takimi do të zhvillohet në ambientet e Open Labs Hackerspace dhe të gjithë janë të mirëpritur. Mos harro të marrësh laptop me vete.

Aktiviteti në FB:(https://www.facebook.com/events/1367746043295630/  )
===
Rreth Projektit OpenStreetMap:
OpenStreetMap (OSM) është një projekt virtual bashkëpunues me qëllim krijimin e hartës botërore së redaktueshme nga të gjithë. Hartat krijohen me anë të të dhënave të marra nga paisje portable GPS, fotografimi ajror, burime të tjera për përdorim publik apo edhe nga njohuria lokale. Si imazhet ashtu edhe grafikat vektoriale mund të shkarkohen nën liçensën Open Database License. OpenStreetMap është krijuar nën shëmbullin e Wikipedias. Përdoruesit e regjistruar mund të ngarkojnë regjistëra GPS dhe të redaktojnë të dhënat vektoriale me anë të mjeteve të vëna në dispozicion.

Kur: 18.02.2016 / 11:00 – 15:00
Ku: Open Labs Hackerspace

Një koment në “OpenStreetMap Mapathon #9

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *