OSCAL 2014

Oscal 2014

OSCAL është konferenca e parë vjetore në Shqipëri, e organizuar për të promovuar teknologjitë me burim të hapur, lirinë e programeve me burim të hapur, kulturën dhe dijen e lirë. Konferenca do të përmbajë një seri fjalimesh, prezantimesh dhe workshopesh për këto teknologji, më specifikisht për Wikipedia, Linux, Mozilla, WordPress, etj. Synimi është që OSCAL të bëhet vendi më i përshtatshëm ku mund të mblidhen, komunikojnë, punojnë e të ndajnë ide e projekte persona të interesuar, zhvillues, akademikë, studentë dhe çdokush që dëshiron të dijë pak më shumë për dijen e hapur dhe të lirë e për programet me burim të hapur.

OSCAL organizohet nga Open Labs Albania, qendra e komunitetit shqiptar që promovon teknologjinë dhe kulturën e hapur. Komuniteti, shumica studentë e të rinj por jo vetëm, organizon takime javore ku diskutohet për projekte të ndryshme, evente si OSCAL, për Linux, Wikipedia, etj. Aktiviteti i Open Labs ka filluar në vitin 2012, kohë nga e cila deri tani ka organizuar mbi 70 evente brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Duke qënë se OSCAL është një event që organizohet për herë të parë, konferenca pritet të jetë një vend që do të mbledhë studentë, zhvillues, të interesuar për teknologjitë me burim të hapur, akademikë, etj. Një interes të veçantë ka treguar Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, duke e cilësuar konferencën si një iniciativë unike në shërbim të të rinjve në Shqipëri.

E gjithashtu, duke qënë e tillë, OSCAL ka tërhequr edhe vëmendjen e një sërë partnerëve, ku ndër më të shquarit janë Mozilla, Free Software Foundation, GitHub, Linux Professional Institute, etj.

Konferenca të ngjashme zhvillohen në të gjitha vendet e Ballkanit, ku përmendim FLOSSK në Kosovë, dhe është parë një interes gjithnjë e më shumë në rritje për teknologjitë me burim të hapur në Shqipëri. Kështu, OSCAL ka si qëllim të edukojë të rinjtë shqiptarë dhe të gjithë pjesëmarrësit në konferencë mbi teknologjitë dhe programet me burim të hapur, përfitimet dhe dobinë e tyre.

OSCAL do të mbahet në Godinën Liria, pranë Fakultetit Ekonomik, më datë 3 dhe 4 maj 2014.

CALL FOR SPEAKERS APPLICATION FORM

Facebook event: facebook.com/events/1408675616051584

Google+ event: plus.google.com/u/0/b/110820986275000883342/events/

Mozilla Reps: reps.mozilla.org/e/mozilla-oscal-2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *