Përgjimet dhe privatësia në internet: privacytools.io

Open Labs Hackerspace ju fton të merrni pjesë në një punëtori për mbrojtjen nga përgjimet online përmes përdorimit të veglave dhe metodave të posaçme.
Prezantimi ka në fokus të vetëdijesojë dhe japë udhëzime praktike për pjesëtarët e shoqërisë civile, gazetarët, haktivistët dhe persona të tjerë të interesuar.
Akjtiviteti mbahet të mërkurën, 18 janar, në hapësirën e Open Labs Hackerspace, Rruga Pjetër Budi, Tiranë, nga ora 17:00 deri në 20:00.
Një skuadër e përkushtuar profesionistësh dhe aktivistësh të platformave online është përkujdesur për këtë zhvillim, duke marrë për bazë edhe praktikat më të mira botërore në këtë fushë.
Nevoja për këtë aktivitet vjen nga një mjedis gjithnjë e më sfidues sa i takon ruajtjes së privatësisë dhe informacioneve të ndjeshme përballë teknologjive përherë e më të zhvilluara të përgjimit dhe vjeljes së të dhënave.
Mënyrat dhe mjetet që do të prezantohen nga Open Labs Hackerspace parandalojnë apo vështirësojnë ndërhyrjet përgjuese dhe janë gjerësisht të përdorshme për të gjithë.
Prezantimi do të përmbajë edhe shembuj nga praktikat e përgjimeve masive nga qeveritë jodemokratike, si dhe mjetet mbrojtëse në dispozicion.
Për t’i mundësuar këto njohuri dhe praktika edhe për publikun e gjerë, komuniteti i Open Labs Hackerspace po punon për të përkthyer website-n e projektit privacytools.io.
Privatësia dhe mbrotja e të dhënave në rrjet renditen ndër të drejtat themeltare, por në kohët e sotme, mbrojtja e kësaj të drejte kërkon vigjilencë dhe angazhim individual.

Kur: 18.01.2017
Ku: Open Labs Hackerspace, Rruga Pjetër Budi, Tiranë.
Niveli i dijeve teknike: fillestar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen me *